U NDJEVA I UDHËHEQUR
Kur po punoja si një misionar i ri në Norvegji, presidenti im i misionit na thirri së bashku ne misionarët për të na thënë se na ishte kërkuar të këndonim për dy sesione të përkushtimit të Tempullit të Londrës, Angli, në vitin 1958. Mua m’u kërkua të luaja në piano.
Kur arrita në tempull, zbulova i habitur se do më duhej t’i bija organos në vend të pianos. Nuk kisha përvojë me këtë organo, kështu m’u desh të pyesja nëse dikush mund të më ndihmonte të rregulloja pipat e saj. Ati Qiellor i dëgjoi lutjet e mia të dëshpëruara dhe një motër më erdhi në ndihmë, duke e rregulluar organon për një prelud të qetë dhe gjithashtu për të shoqëruar korin.
Në mes të dëshpërimit tim pata një ndjenjë të qetë e cila më mbuloi. Dhe ndërsa luajta në organon e panjohur e në të cilën nuk isha praktikuar, ndjeva dashurinë e Shpëtimtarit të më udhëhiqte. Pas një numri të korit, Presidenti Dejvid O. Mek-Kei pa nga presidenti ynë i misionit dhe tha: “Ju lumtë”. Unë u mposhta nga emocioni se si ishim bekuar në numrin tonë muzikor. Ishte i përsosur.
Jezu Krishti është Biri i Perëndisë, i Vetëmlinduri i Atit. Ai është Mesia i shenjtë, Princi i Paqes. Ai jeton dhe do të vijë sërish.