2008
TË JETOSH PËRKRAH TIJ
Mars 2008


TË JETOSH PËRKRAH TIJ

Zoti shtriu dorën e Tij për mua pothuaj pesë vjet më parë dhe ungjilli më ndryshoi jetën. Falë Shlyerjes së Tij unë u shëlbova nga zgjedhjet e së kaluarës dhe mund të ndieja në zemër mrekullinë e faljes.

Jezu Krishti na shoqëron e na forcon çdo ditë, nëse jemi të denjë. Mëkatet tona jo vetëm që fshihen dhe harrohen, por drita e Tij rrezaton në jetën tonë vetjake dhe atë profesionale.

Ai është Shpëtimtari ynë, Biri i Perëndisë. Dashuria e Tij është e pakufishme. Në qoftë se jetojmë ashtu si na porosit Ai, do të marrim nga dashuria e Tij e do të kemi shpresë se do të kthehemi për të jetuar përgjithnjë me Të dhe me Atin Qiellor.