LIDHJA E BESËS PËR T’IU BINDUR DHE SHKUAR PAS TIJ
Isha 60 vjeç, xhepat e zbrazura dhe jeta ime një turp. Besoja se jeta ishte për kënaqësinë time. Isha i humbur, symbyllur dhe pastaj Jezu Krishti i hapi ato.
Pagëzimi im, konfirmimi dhe besëlidhjet që bëra me Jezu Krishtin, janë mrekullia që më ndryshoi jetën tërësisht. Kuptova se çfarë mund të fitoja dhe çfarë ka rëndësi për mua. Tani jam një njeri i lumtur, sepse njoh Jezu Krishtin.
Kurrë nuk do ta kisha menduar që një njeri nga bota siç isha unë, do të bëhej një ditë një anëtar i Kishës, mbajtës i priftërisë dhe president i degës. Është dhuratë e madhe që unë t’i shërbej Jezu Krishtit, Shpëtimtarit tonë.