2008
UNË JAM NJË SHENJTOR I DITËVE TË MËVONSHME
Mars 2008


UNË JAM NJË SHENJTOR I DITËVE TË MËVONSHME

Kur djali ynë Nikolás ishte pesë vjeç, ai shkoi në një nga shkollat më të mira të qytetit tonë. Shkolla administrohej nga një kishë tjetër. Nikolási u pranua megjithëse nuk ishte anëtar i asaj kishe.

Një ditë një nga udhëheqësit e shkollës dhe të kishës e shoqëroi Nikolásin jashtë kapelës për ta pyetur se pse nuk merrte pjesë në fenë e shkollës.

Nikolási tha: “Unë jam një shenjtor i ditëve të mëvonshme”.

Burri u përpoq ta bindte Nikolásin të ndryshonte mendjen, duke i thënë se të gjitha kishat kanë të vërteta dhe besojnë tek Jezu Krishti.

Nikolási u përgjigj: “Prindërit e mi më mësojnë ta respektoj kishën tuaj, por më pëlqen të jem një shenjtor i ditëve të mëvonshme”. Burri e pranoi këtë përgjigje dhe nuk e shqetësoi më.

Nikolási është një shembull i mirë, madje edhe për prindërit e tij, në ndjekjen e shembullit të Jezu Krishtit.