2008
DUKE U PËRPJEKUR TË BËHEMI SI AI
Mars 2008


DUKE U PËRPJEKUR TË BËHEMI SI AI

E dua Zotin me gjithë zemër. Ai është miku im. E di se në saje të Tij mund të marr falje.

Ungjilli dhe dëshmia ime për Jezu Krishtin më kanë ndihmuar të jem një nënë, bashkëshorte, motër dhe mike më e mirë. Në saje të dëshmisë sime, përpiqem të jetoj ashtu si Perëndia do që unë të jetoj – me integritet, ndershmëri, mirësi, dashuri, durim dhe dhembshuri, duke i trajtuar të tjerët si fëmijë të Perëndisë dhe duke bërë shërbim kur nevojitet. Nga përpjekja ime për të jetuar një jetë si të Krishtit, shpresoj që të tjerët do të dëshirojnë të mësojnë për Të.