DUKE NUMËRUAR BEKIMET E MIA
Kam qenë një anëtare e Kishës për 15 vjet. Përgjatë këtyre viteve ka patur prova dhe sfida. Por ka shumë, shumë më tepër arsye për t’u gjunjëzuar dhe falenderuar Perëndinë për dashurinë e Tij të pafundme.
Siç thotë himni:
Kur halle të mëdha o të vogla ke,
Perëndin’ kujto e shqetësim s’do kesh.
Numëro bekimet, engjëjt pran’ i ke,
ndihm’ dhe ngushëllim ti gjer në fund të kesh.
(“Numëro Bekimet”, Himne dhe Këngë të Fëmijëve, fq. 8)
Kurdoherë që kam mundësinë ta bëj, unë shpall se mund të gjejmë gëzim në këtë jetë dhe një plotësi gëzimi në përjetësi. Unë dëshmoj se Perëndia e ka bërë të mundur që, falë Shpëtimtarit, ne mund të jetojmë me Ta përgjithmonë.