2008
JEZUSI NA DO
Mars 2008


JEZUSI NA DO

Një ditë isha ulur mbi divan duke dëgjuar një CD. Kur filloi himni “Mësom’ t’Ec’ në Drit’” (Himne dhe Këngë të Fëmijëve, nr. 66), mendova për sakrificën e Jezu Krishtit për secilin prej nesh. Kujtova dashurinë, përulësinë dhe dhembshurinë e Tij dhe ndjeva që zemra ime u mbush me mirënjohje. Shpirti i Zotit më dëshmoi se Shpëtimtari na do.

Djali im dy vjeçar ishte ulur pranë meje, duke parë piktura të Jezu Krishtit. Ai gjithashtu duhet të ketë ndier diçka, sepse duke ngritur kokën, më pa dhe tha: “Mami, Jezusi të do ty!”

Jezu Krishti është pjesë e jetës sime dhe e familjes sime. Ai është në mendimet dhe zemrën time. Ungjilli i Tij ka ndryshuar jetën time.