Plaku Hugo E. Martinez
Kuorumi i Dytë i Të Shtatëdhjetëve
Në vitin 1982, Plaku Hugo E. Martinez dhe e shoqja, Motra Nuria Alvarez de Martinez, ishin që të dy në një trajnim për specializim mjekësor në Misisipi të SHBA-së, kur dëgjuan një trokitje të papritur në derën e tyre kryesore.
Atje qëndronin dy misionarë mormonë.
“I pritëm në shtëpi, por nuk dinim asgjë për Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Nuk dinim asgjë as për Korin Mormon të Tabernakullit”, thotë Plaku Martinez duke qeshur.
Prapëseprapë, mësimet e ungjillit të dhëna nga misionarët, ndikuan menjëherë te çifti i ri. Shpejt, ata e pranuan ftesën e misionarëve për t’u pagëzuar.
“Dhe që atëherë nuk kemi parë më kurrë prapa.”
Më 5 prill 2014, Plaku Martinez u thirr në Kuorumin e Dytë të Të Shtatëdhjetëve, duke u bërë Autoriteti i parë i Përgjithshëm nga Karaibet. Ai është me të drejtë “i tronditur” nga detyra e tij e re.
“Por pastaj më mbulon një ndjesi e ëmbël paqeje dhe më bën të ditur se Zoti është në krye të saj”, thotë ai.
Një vit e një muaj pas pagëzimit të tyre, Hugo dhe Nuria Martinez u vulosën në Tempullin e Solt-Lejkut më 3 tetor 1983. Ata janë prindër të pesë fëmijëve dhe kanë pesë nipër e mbesa.
Plaku Martinez iu lind prindërve Hugo E. Martinez-Sandini dhe Dejli Morales-Alamo de Martinez më 10 janar të vitit 1957 në Majaguez të Porto-Rikos. Kur ishte i ri, ai zgjodhi të ndiqte udhën profesionale të të atit dhe u bë mjek. E mori diplomën e tij për mjekësi nga Universiteti i Porto-Rikos (1981) dhe e mbaroi specializimin në Universitetin e Misisipit (1984). Ai e ushtroi mjekësinë derisa doli në pension në vitin 2004.
Pak kohë pas pagëzimit të tij, u thirr për të qenë mësues i rinisë në Shkollën e së Dielës. Më vonë do të shërbente si peshkop, si këshilltar në presidencën e kunjit, si president i distriktit dhe si këshilltar në presidencën e Misionit të San-Huanit në Porto-Riko. Ai kryesoi edhe mbi Misionin e Guatemala-Sitit në Guatemalën Qendrore dhe po shërbente si I Shtatëdhjetë Zonal kur u thirr për të qenë Autoritet i Përgjithshëm.