2014
Hapet Sërish Qendra e Vizitorëve në Tempullin e Meksiko-Sitit
Maj 2014


Hapet Sërish Qendra e Vizitorëve në Tempullin e Meksiko-Sitit

Në muajin pas rihapjes së tij, mbi 30.000 të ftuar e vizituan Qendrën e Vizitorëve në Tempullin e Meksiko-Sitit, që i ishte nënshtruar 2 viteve të rimodelimit dhe zgjerimit. Të gjitha ekspozimet tani janë në spanjisht dhe përfshijnë materiale origjinale të zhvilluara posaçërisht për shikuesin dhe dëgjuesin meksikan. Qendra e rimodeluar është gjithashtu qendra e parë e vizitorëve që përfshin një zonë të tërë ekspozimi të projektuar posaçërisht për t’u mësuar fëmijëve parimet e ungjillit.

Kjo qendër e vizitorëve është e treta për nga madhësia nga 17 godina të tilla; shumica e tyre gjendet pranë një tempulli ose një vendi historik të Kishës. Një qendër vizitorësh është aktualisht duke u ndërtuar pranë tempullit që po ngrihet në Romë të Italisë dhe qendra [të tjera] gjenden në Angli, Zelandën e Re, Havai dhe nëntë shtete të kontinentit amerikan. Qendrat, të projektuara për të mirëpritur shenjtorë të ditëve të mëvonshme aktivë dhe më pak aktivë si dhe njerëz të besimeve të tjera, jo vetëm i njohin njerëzit me Kishën, por edhe i ndihmojnë ata t’i kuptojnë bindjet e saj dhe nxitin një dëshirë për të mësuar më tepër rreth Shpëtimtarit dhe Rivendosjes së ungjillit. Ato japin edhe mesazhe për të forcuar familjet.

Meksika është një spirancë për Kishën, me mbi 1.2 milionë anëtarë, mbi 200 kunje dhe 12 tempuj.