2014
Plaku Lin G. Robins
Maj 2014


Plaku Lin G. Robins

Presidenca e Të Shtatëdhjetëve

Pamja
Plaku Lin G. Robins

Që kur u thirr si Autoritet i Përgjithshëm në prill të vitit 1997, Plaku Lin G. Robins ka gëzuar “bekimin e ëmbël të të bërit shoqëri me shenjtorët nga e gjithë bota”.

“Ndien një lidhje të menjëhershme me njerëzit kudo që të shkosh”, thotë ai.

Plaku Robins shpreson të vazhdojë të takojë shenjtorë të ditëve të mëvonshme përqark globit ndërkohë që shërben si anëtar i Presidencës së Të Shtatëdhjetëve.

Lin Grant Robins iu lind më 27 tetor të vitit 1952, në Pejson të Jutës prindërve Xhoshua Grant dhe Evelin R. Robins. Ai i kaloi vitet e hershme në Springvill të Jutës, ku takoi Xhen Nilsonin, të cilën e ka njohur që në fëmijëri. Ata u martuan më 27 qershor 1974, në Tempullin e Mantit në Juta dhe janë prindër të shtatë fëmijëve; ata kanë 15 nipër e mbesa.

Plaku Robins mori diplomë universitare në spanjisht dhe në shkenca politike nga Universiteti Shtetëror i Jutës dhe një diplomë master për administrim ndërkombëtar biznesi nga Shkolla Pasuniversitare Amerikane e Administrimit Ndërkombëtar në Glendejl të Arizonës në SHBA. Ai ishte themeluesi dhe zëvendëspresident i rangut të parë i kompanisë Frenklin Kuest.

Plaku Robins po shërbente si president i Misionit të Montevideos në Uruguai kur mori thirrjen për në Kuorumin e Dytë të Të Shtatëdhjetëve. Tri vite më vonë, u bë anëtar i Kuorumit të Parë të Të Shtatëdhjetëve. Ai ka shërbyer si president i Zonës Jugore të Amerikës së Jugut, Zonës së Amerikës Qendrore dhe Zonës Perëndimore të Amerikës së Veriut. Ai ka shërbyer edhe në zonën qendrore të Amerikës së Veriut.

Një bekim i madh i këtij shërbimi, ishte mundësia për t’u kthyer në Argjentinë, ku shërbeu si misionar kohëplotë. Ndërkohë që ishte në Argjentinë kur ishte misionar i ri, ai shërbeu në Huhui, një zonë me një degë. Kur u kthye në zonë vite më vonë, gjeti një kunj të Kishës me një duzinë njësish.

“Këtë e shikon anembanë botës”, thotë ai. “Kjo është një kohë mrekullish”.

Shtyp në Letër