2017
Ta kujtojmë Zotin çdo ditë
Tetor 2017


Rinia

Ta kujtojmë Zotin çdo ditë

young man praying and young woman reading scriptures

Miqtë, punët e shtëpisë, detyrat e shtëpisë, televizori – ka kaq shumë gjëra që kërkojnë vëmendjen tonë. Por çdo javë, ne i premtojmë Atit Qiellor “se gjithmonë e kujtoj[m]ë [Birin e Tij, Jezu Krishtin]” (DeB 20:79).

Presidenti Ajring thotë se ne “çdo ditë, mund të bëjmë zgjedhje” që na ndihmojnë ta kujtojmë Shpëtimtarin. Merreni parasysh ta bëni synim këtë muaj që ta kujtoni Shpëtimtarin më shumë çdo ditë. Ju mund të bëni një kalendar dhe të zotoheni të bëni një gjë në ditë për ta ndërtuar marrëdhënien tuaj me të. Presidenti Ajring rendit gjëra si leximin e shkrimeve të shenjta, lutjen me besim dhe shërbimin ndaj Shpëtimtarit e të tjerëve. Është edhe mbajtja e ditarit, pjesëmarrja në mbledhjet e Kishës, dëgjimi i konferencës së përgjithshme, shkuarja në tempull, këndimi i himneve – lista vazhdon! Teksa e kujtojmë Shpëtimtarin çdo ditë, Presidenti Ajring premton se “bekimet … do të vijnë në mënyrë të ngadaltë e të qëndrueshme… [dhe] do të na formojë për t’u bërë dishepuj të vërtetë të Zotit Jezu Krisht.”