2017
Ndihmo Dikë Sot
Tetor 2017


Kur Prapë të Takohemi

Ndihmo Dikë Sot

Nga “Çfarë Kam Bërë për Dikë Sot?” Liahona, nëntor 2009, f. 84–87.

Ne jemi duart e Zotit. Ai varet te ne.

Christ healing at Bethesda

DETAJ NGA PIKTURA “KRISHTI DUKE SHËRUAR TË SËMURIN NË BETESDA”, NGA CARL HEINRICH BLOCH, ME MIRËSINË E MUZEUT TË ARTIT TË UNIVERSITETIT “BRIGAM JANG”

Unë kam besim se është qëllimi i çdo anëtari të Kishës që të shërbejë dhe të ndihmojë ata njerëz në nevojë. Në pagëzim ne besëlidhim që të “mba[jmë] barrat e njëri-tjetrit, që ato të mund të jenë të lehta” [Mosia 18:8]. Sa herë jeni prekur në zemër kur keni dëshmuar nevojën e një tjetri? Sa shpesh keni pasur ndër mend të ishit ai që jep ndihmë? Dhe përsëri sa shpesh ka ndërhyrë jetesa e përditshme dhe ju ua keni lënë të tjerëve të ndihmojnë, duke menduar se “oh, me siguri dikush do të kujdeset për atë nevojë”.

Ne rrëmbehemi kaq shumë në angazhimet e jetës sonë. Megjithatë, nëse do të ktheheshim pas dhe do ta vështronim mirë atë që po bëjmë, mund të zbulonim se … tepër shpesh ne e kalojmë shumicën e kohës sonë duke u kujdesur për gjëra që thuajse nuk kanë fare rëndësi në skemën e madhe të gjërave, duke lënë pas dore ato kauza më të rëndësishme. …

Ne jemi të rrethuar nga ata që kanë nevojë për vëmendjen tonë, nxitjen tonë, mbështetjen tonë, ngushëllimin tonë dhe mirësinë tonë – qofshin ata pjesëtarë të familjes, miq, të njohur apo të huaj. Ne jemi duart e Zotit këtu në tokë, me autorizimin për të shërbyer dhe për të ngritur moralisht fëmijët e Tij. Ai varet nga secili prej nesh. …

Fjalët e një himni të njohur le të përshkojnë vetë shpirtin tonë … :

A kam bër’ sot në bot’ un’ ndonjë të mir’?

Kam ndihmuar dikë në nevoj’?

A e bëra t’pik’lluarin të ndjehet mir’?

N’se jo, un’ vërtet dështoj.

A ësht’ m’e leht’ sot barra e dikujt,

Se të ndaj’ dëshir’ un’ kisha?

A ndihmova të lodhur edhe të sëmur’?

Kur ndihm’ iu duhej pran’ a isha?

[“A Kam Bër’ Ndonjë të Mir’?” Himne, nr. 139].

… I bëfshim vetes pyetjen: … “Çfarë Kam Bërë për Dikë Sot?” Këshilla ime për anëtarët në mbarë botën është që të gjejnë dikë, i cili po kalon një kohë të vështirë apo që është i sëmurë ose i vetmuar, dhe të bëjnë diçka për të sot.