2017
Come, Follow Me [Eja, Më Ndiq] – Për Mbledhjet e Priftërisë Melkizedeke dhe të Shoqatës së Ndihmës
Tetor 2017


Come, Follow Me [Eja, Më Ndiq] – Për Mbledhjet e Priftërisë Melkizedeke dhe të Shoqatës së Ndihmës

Duke Filluar nga Janari 2018

Paraqitja e një përvoje të re të dielën për të rriturit

First Presidency

Për disa vite, ne kemi studiuar serinë Mësime të Presidentëve të Kishës. Në vitin 2018, do të fillojmë të përdorim mesazhet e konferencave të përgjithshme për ta përqendruar studimin tonë te mësimet e profetëve dhe apostujve të gjallë, si dhe të udhëheqësve të tjerë të Kishës.

cover wrap 1
cover wrap 2

PËRCAKTONI NEVOJAT

identify needs

Këshillat e Lagjeve

Presidencat

Mësuesit e Shtëpisë dhe Mësueset Vizitore

Këshillohuni së Bashku dhe Mësoni nga Konferenca e Përgjithshme

counsel together

Mbledhjet e së Dielës

Kryejeni Punën dhe Raportoni

do and report

Një Përvojë e Re të Dielën

Në janar 2018, do të ndryshojnë mbledhjet e të dielës për kuorumet e Priftërisë Melkizedeke dhe Shoqatat e Ndihmës. Këto ndryshime përfshijnë materialet që përdorim – seria Mësime të Presidentëve të Kishës do të zëvendësohet nga vënia e një theksi më të madh te mësimi nga mesazhet e konferencave të përgjithshme, këshillimi së bashku dhe studimi i temave të veçanta të përzgjedhura nga udhëheqësit tanë të përgjithshëm.

Por ndryshimi më kuptimplotë ka të bëjë me mënyrën se si i përdorim këto materiale për t’i përmbushur qëllimet e vërteta të mbledhjeve tona të së dielës.

Qëllimet e Mbledhjeve Tona

Perëndia i ka organizuar bijtë dhe bijat e Tij të besëlidhura në kuorume priftërie dhe në Shoqata të Ndihmës për të ndihmuar që të përmbushet vepra e Tij. Diçka e fuqishme ndodh kur mblidhemi nën drejtimin e atyre që mbajnë çelësat e priftërisë. Pra, edhe pse udhëzimi në ungjill është i rëndësishëm, mbledhjet e priftërisë dhe të Shoqatës së Ndihmës të dielën janë më shumë sesa orë mësimore. Ato janë edhe mbledhje pune ku ne mësojmë së bashku nga mesazhet e konferencave të përgjithshme, këshillohemi për punën e shpëtimit dhe organizohemi për ta përmbushur punën. Ndryshimet që do të vijnë në 2018-ën, do të na ndihmojnë t’i përmbushim këto qëllime.

Pyetje dhe Përgjigje

A është ky ndryshim një program i ri mësimor – apo është diçka më shumë? Materialet e reja mund të duken si një program mësimor, por ato janë gjithashtu një katalizator për kuorumet e Priftërisë Melkizedeke dhe Shoqatat e Ndihmës që ta rritin pjesëmarrjen e tyre në punën e Perëndisë dhe në plotësimin e nevojave vendore. Ky ndryshim siguron një forum për t’i përcaktuar ato nevoja, për t’u këshilluar rreth tyre dhe për t’i plotësuar ato.

Ku do të përqendrohemi gjatë mbledhjeve të së dielës? Duke nisur nga nëntori 2017, botimet e konferencës së përgjithshme të revistave Liahona dhe Ensign do të përfshijnë materiale për t’u përdorur në mbledhjet e së dielës të Priftërisë Melkizedeke dhe të Shoqatës së Ndihmës. Dy mbledhje mujore do të përqendrohen te mesazhet e konferencës dhe udhëheqësve e mësuesve do t’u jepen ide për t’i ndihmuar anëtarët që t’i diskutojnë dhe t’i vënë në zbatim ato mesazhe. Të dielat e para do të përdoren për këshillimin së bashku që të plotësohen nevojat vendore, dhe të dielat e katërta për studimin e një teme të përzgjedhur nga udhëheqësit tanë të përgjithshëm. Shikojeni programin mujor të mbledhjeve në anën tjetër të kësaj flete.

Çfarë do të thotë të këshillohemi së bashku për nevojat vendore? Kuorumet e Priftërisë Melkizedeke dhe Shoqatat e Ndihmës “ule[n] … në këshill” (DeB 107:89) të dielën e parë të çdo muaji. Nën drejtimin e udhëheqësve të priftërisë ose të Shoqatës së Ndihmës, mbledhjet e së dielës së parë përdoren për të përcaktuar nevojat vendore dhe për t’u këshilluar së bashku mbi mënyrën se si të plotësohen ato nevoja. Tema të mundshme për këshillat e së dielës së parë përfshijnë mënyrën se si të përmirësohet komunikimi me pjesëtarët e familjes, si të shërbehet në komunitet dhe si të drejtohet rinia në lagje ose degë. Në mbledhjet vijuese, kuorumi, grupi ose Shoqata e Ndihmës ndjek ecurinë mbi përshtypjet dhe veprimet.

A është ky program mësimor njësoj si Come, Follow Me [Eja, Më Ndiq] për rininë? Edhe pse temat dhe materialet e programit Come, Follow Me—For Melchizedek Priesthood and Relief Society Meetings [Eja, Më Ndiq – Për Mbledhjet e Priftërisë Melkizedeke dhe të Shoqatës së Ndihmës] janë të ndryshme nga ato të Come, Follow Me [Eja, Më Ndiq] për rininë, metoda e mësimdhënies dhe e të mësuarit është e njëjtë. Për më shumë informacion mbi mësimin dhe mësimdhënien e ungjillit, shihni Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit tek teaching.lds.org.

Unë nuk jam mësues/e. A duhet të abonohem te revista Liahona ose Ensign? Përvoja juaj do të jetë më e pasur nëse i lexoni mesazhet e konferencës së përgjithshme dhe i sillni ato në mbledhjet tuaja të së dielës. Ju mund të hyni te mesazhet në rrugë elektronike te conference.lds.org dhe në programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] ose duke u abonuar te revistat Liahona apo Ensign (shihni store.lds.org).

Çfarë ndodh nëse një revistë e konferencës së përgjithshme nuk është në dispozicion në gjuhën time? Mesazhet e konferencës së përgjithshme janë në dispozicion në shumë gjuhë te conference.lds.org dhe në programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] dhe materialet e programit mësimor do të jenë në dispozicion te ComeFollowMe.lds.org. Nëse në gjuhën tuaj nuk vijnë materialet e programit të ri mësimor as në internet e as në një revistë, shihni Udhëzime për Programin Mësimor, 2018 për informacion të mëtejshëm.

Kur fillojmë t’i studiojmë mesazhet e reja të konferencës së përgjithshme? Ju do të filloni t’i studioni mesazhet e konferencës së tetorit 2017 në janar 2018. Pas kësaj, udhëheqësit tuaj vendorë do të vendosin se kur të filloni t’i përdorni mesazhet nga konferenca pasuese – me gjasë në maj dhe në nëntor të çdo viti.

Cili zgjedh se çfarë mesazhesh të konferencës së përgjithshme të studiojmë? Udhëheqësit tuaj vendorë këshillohen së bashku se cilat mesazhe të konferencës do t’i plotësojnë më së miri nevojat e kuorumit, grupit apo Shoqatës suaj të Ndihmës. Një grup i priftërinjve të lartë, kuorumi i pleqve dhe Shoqata e Ndihmës në të njëjtën lagje ose degë mund të studiojnë mesazhe të ndryshme me qëllim që të plotësojnë nevoja të ndryshme.

Programet e së Dielës për Priftërinë Melkizedeke dhe Shoqatën e Ndihmës

Duke Filluar nga Janari 2018

Tema

Udhëhequr nga

E Diela e Parë

Këshillimi së bashku për nevojat vendore

Presidenca ose udhëheqja e grupit

E Diela e Dytë dhe e Tretë

Mesazh nga konferenca më e fundit e përgjithshme

Presidenca, ose udhëheqja e grupit, ose një mësues i thirrur

E Diela e Katërt

Temë e veçantë e zgjedhur nga udhëheqësit e përgjithshëm të Kishës

Presidenca, ose udhëheqja e grupit, ose një mësues i thirrur

E Diela e Pestë

Temë e zgjedhur nga peshkopata

Peshkopata ose dikush që e cakton ajo

Udhëzimet për këto mbledhje do të gjenden në numrin e nëntorit të revistave Liahona dhe Ensign, në programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] dhe te ComeFollowMe.lds.org.