2017
Rritja e Biznesit Tim të Kekut me Miell Orizi
Tetor 2017


Rritja e Biznesit Tim të Kekut me Miell Orizi

Lordita Jagomiom

Misamis Oksidental, Filipine

rice cakes

Ilustrimi nga Carolyn Vibbert

Unë dëshiroja ta dërgoja tim bir në mision, por shitja e një kilogrami bibingka (keku me miell orizi) në javë nuk ishte e mjaftueshme që të isha në gjendja ta mbështetja atë financiarisht për një mision.

Im bir e ndihmonte familjen financiarisht dhe ishte tepër i shqetësuar për largimin për shkak të gjendjes sonë financiare. Fitimi i parave ishte një mundim i vazhdueshëm për familjen tonë. Isha krenare për djalin tim 25-vjeçar – për dëshirën e tij të drejtë që t’i shërbente Zotit, por kuptova se do të na duhej ndonjë lloj mrekullie që ta bënim realitet ëndrrën e tij që të shërbente në një mision.

Unë u bashkova me një grup të mbështetjes te vetja. Duke qenë aktive dhe duke e ushtruar besimin tim, unë e dija se familja ime do të bekohej. Gjatë një mbledhjeje, unë ndjeva nxitjen që të shkoja në një treg publik. Atje pashë shumë gra që shisnin meze vendase. Unë rashë në ujdi me një grua. I thashë se do t’ia lija asaj në mëngjes produktet e mia që t’i shiste dhe do të merrja përfitimet në fund të ditës. Marrëveshja qe e dobishme për të dyja ne. Shumë shpejt gjeta më shumë shitës. Biznesi im u rrit deri në 10 shitës gjatë kohës që isha në grupin e mbështetjes te vetja.

Mësova t’i ndaja paratë e mia vetjake nga paratë e biznesit dhe të nxirrja një rrogë për veten. Mësova se nuk duhej të humbja kohë duke bërë produkte që nuk shiteshin, dhe në vend të kësaj të përqendrohesha tek ajo që ishte me përfitim. Unë mësova gjithashtu rreth reklamimit në mjetet shoqërore të informimit. Partneri im në veprim nga grupi i mbështetjes te vetja më ndihmoi të krijoja një llogari Facebook-u. Atje, ne mësuam për markën dhe paketimin. Përfundimisht biznesi im u rrit deri në pikën saqë bashkëshorti im mund ta linte punën e tij të vështirë fizike dhe të punonte me mua.

Dikush më pyeti kohët e fundit se si po më ecnin shitjet. Me krenari i thashë atij se tani po shes 12 kilogram kek me miell orizi.

“12 kilogram në javë është mrekulli!” tha ai.

“Jo, vëlla”, thashë unë. “Unë shes 12 kilogram në ditë.”

Im bir më vonë më tha se ishte i lumtur që biznesi im mund të siguronte tani për nevojat tona.

“Tani më duket se mund të shërbej në një mision me kohë të plotë”, tha ai.

Tani ai po shërben në misionin e San–Pablos, Filipine. I jam kaq mirënjohëse nismës për mbështetjen te vetja. Zoti e kishte me të vërtetë kur tha: “Është qëllimi im për të siguruar për shenjtorët e mi” (DeB 104:15).