Nga Parisi në Saporo
Ne jetojmë në anë të ndryshme të botës, por u ndiem njësoj kur tempuj u ndërtuan afër nesh!
Unë quhem Rejçëll. Unë jetoj pranë Tempullit të Parisit në Francë.
Tempulli është vërtet i rëndësishëm për familjen tonë. Përpara se të ndërtohej Tempulli i Parisit, ne bënim udhëtime familjare për në Tempullin e Frankfurtit në Gjermani disa herë në vit. Na duheshin 10 orë vajtje-ardhje me makinë!
Na pëlqente shumë të shikonim tempullin e ri teksa ndërtohej. Çdo javë pas kishe, prindërit tanë kalonin pranë [tempullit] për të na lejuar të shikonim se si po shkonte ndërtimi. Së pari, ata shembën një ndërtesë të vjetër dhe gërmuan një gropë të madhe. Më pas ata filluan t’i ngrinin katet e tempullit gjithnjë e më lart. Shpejt shtëpia e Zotit ishte aty!
Vëllai e motrat e mia dhe unë jemi shumë të emocionuar që do të shkojmë në tempull një ditë. Motra ime më e madhe, Esteri, do të bëjë pagëzime e para. Ne të gjithë po presim me ankth radhën tonë për të shkuar gjithashtu. E duam tempullin dhe jemi të lumtur të kemi një të tillë në vetë qytetin tonë!
Emri im është Koshi. Unë jetoj pranë Tempullit të Saporos në Japoni. Më pëlqente shumë të ulesha pranë dritares në shtëpinë time dhe të shikoja tempullin teksa ndërtohej.
Gjatë shtëpisë së hapur, e ftova mikun tim të mirë të vinte me ne. Atij gjithçka iu duk e bukur.
Më pëlqen të mendoj për përkushtimin e tempullit si të ishte ditëlindja e tij. Ajo ditë ishte njëkohësisht ditëlindja ime. Dhe e Presidentit Monson gjithashtu! Prindërit e mi dhe unë ishim në tempull kur ai u përkushtua.
Jam kaq mirënjohës që jetoj pranë tempullit. Kur kam ditë të vështira në shkollë, unë mund të kaloj përmes oborrit të tempullit rrugës për në shtëpi. Unë ndiej dashurinë e Atit Qiellor për mua kur unë jam aty. Pres me padurim kur të mund të shkoj brenda për të bërë pagëzime dhe më vonë të martohem aty.