2017
Të Fitosh Respekt për Veten nëpërmjet Mbështetjes te Vetja
Tetor 2017


Të Fitosh Respekt për Veten nëpërmjet Mbështetjes te Vetja

Hoze Alberto Navas (siç iu tregua Miriam Suinit)

San–Hoze, Kosta–Rika

Unë isha i martuar, kisha tre fëmijë dhe isha i papunë. Mungesa e mundësive për punësim më bëri të ndihesha i pashpresë. Unë u shqetësova për sigurinë e familjes sime dhe ndala së besuari në vetvete.

Gruaja ime, Karla, më nxiti të merrja pjesë në një grup të mbështetjes te vetja. Ishte e sikletshme për mua që të pranoja se nuk kisha punë, por ajo më nxiti të merrja pjesë në grup, që të mund të kujdesesha për familjen tonë.

Me ngurrim e provova njëherë. Ndërkohë që merrja pjesë në grup, unë kuptova se aftësitë e mia në anglisht mund të ishin një armë e vlefshme në tregun e punës. Kisha studiuar anglisht gjatë misionit tim, por dija vetëm se si të flisja rreth fesë. U regjistrova në kurset e anglishtes të ofruara nga Kisha për të përmirësuar fjalorin tim. Kur u ktheva në shtëpi nga kursi i anglishtes një ditë, Karla më kaloi telefonin.

“Kush është?”, e pyeta.

“Nuk e di”, u përgjigj ajo. “Ata po flasin anglisht.”

Ishte një përfaqësues i burimeve njerëzore nga një prej kompanive më të mëdha në Kosta-Rika që kërkonte të më intervistonte. Mbeta i shtangur, por intervista shkoi jashtëzakonisht mirë. Më vonë mësova se intervistën e kishte organizuar Karla.

E fitova vendin e punës dhe solla ndërmend se si më ndihmoi grupi im i mbështetjes te vetja. Pastaj mendova se si mund ta zbatoja më mirë atë që kisha mësuar. Fillova të kërkoja për një punë edhe më të mirë dhe e gjeta. Pastaj punova për hapjen e biznesit tim të ndërtimit.

Nuk mund ta përfytyroj se ku do të ishim unë dhe familja ime pa fillesën që morëm nga nisma për mbështetjen te vetja. Unë mësova të jem i përulur dhe t’i kërkoj ndihmë Zotit. Unë mësova gjithashtu t’i lejoja që ta bekonin jetën time ata, të cilët donin të më ndihmonin. Ne kemi kaq shumë bekime. Tani unë kam respekt për veten dhe mund ta bekoj familjen time me paratë që fitoj. Unë e di se Shpirti na bekon kur ne jemi të përulur.