Figura të Historisë së Kishës
Një Profet i Ri
Pritini këto figura për t’ju ndihmuar që të rrëfeni tregimet e historisë së Kishës.
Në vitin 1844: Jozef dhe Hajrëm Smithi shkuan në burgun e Karthixhit në pritje për gjyqin. Burra të këqij hynë me forcë në burg dhe e vranë Profetin e vëllanë e tij. Shenjtorët nuk ishin të sigurt se kush duhet të ishte profeti i radhës. Më vonë, në një mbledhje ku foli Brigam Jangu, ndodhi një mrekulli. Shumë njerëz thanë se ai dukej dhe tingëllonte njëlloj si Jozef Smithi! Ata e dinin që ai do të ishte profeti i radhës. Tani ne e dimë se, kur një profet vdes, Presidenti i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve bëhet profeti i radhës.