Si Mundet një Mesazh nga Konferenca ta Ndryshojë Jetën Tuaj
Autorja jeton në Juta, SHBA.
Ju vërtet mund të bëheni më shumë si Jezu Krishti. Këto mjete do t’ju ndihmojnë ta kuptoni se si.
Ndiheni shpirtërisht paksa të rënë? A mendoni se mund të përdorni një udhëzim të vogël shpirtëror? Në rregull, jeni me fat, sepse konferenca e përgjithshme mund të jetë saktësisht kyçi! Plaku Robert D. Hejls, i Kuroumit të Dymbëdhjetë Apostujve, ka thënë: “Anëtarë të rinj në moshë të Kishës, ju premtoj se, nëse do të dëgjoni [konferencën e përgjithshme], ju do ta ndieni Shpirtin të rritet brenda jush. Zoti do t’ju tregojë se çfarë dëshiron Ai që ju të bëni me jetën tuaj.”1
Dhe kjo nuk mbaron me fundjavën e konferencës – ju mund të vazhdoni ta ndieni Shpirtin duke studiuar bisedat më pas gjithashtu!
Konferenca na ndihmon në shumë mënyra. Ndoshta më e rëndësishmja, na lejon të afrohemi më shumë te Shpëtimtari duke na mësuar si të bëhemi më shumë si Ai. Një mënyrë e shkëlqyer për të marrë maksimumin nga konferenca është t’u kushtosh vëmendje të veçantë mësimeve rreth cilësive si të Krishtit – qoftë gjatë transmetimit ose kur studioni bisedat më pas. Ndërsa dëgjoni apo lexoni duke pasur në mendje disa cilësi si të Krishtit, fjalët dhe Shpirti mund t’ju ndihmojë të mësoni si të jeni më shumë si Krishti.
Ju mund ta plotësoni këtë pyetësor të shpejtë për të parë një apo dy cilësi te të cilat mund të donit të përqendroheni ndërsa studioni mesazhet e konferencës. (Për një pyetësor më të thelluar, shihni te revista New Era e tetorit 2016 ose kapitullin 6 të manualit Predikoni Ungjillin Tim.)
Për secilën nga nëntë cilësitë vijuese si të Krishtit, zgjidhni thënien që ju përshkruan më mirë.
-
Besimi:
-
Unë jam i pasigurt nëse Jezu Krishti është Shpëtimtari im.
-
Unë besoj te Jezu Krishti dhe e pranoj Atë si Shpëtimtarin tim.
-
Unë shpresoj që Jezu Krishti është Shpëtimtari im.
-
-
Shpresa:
-
Unë ndihem plot paqe dhe optimizëm për të ardhmen.
-
E ardhmja më tmerron!
-
Unë zakonisht e shpërfill të ardhmen – nëse nuk mendoj rreth saj, nuk kam pse të shqetësohem për të.
-
-
Dashuria Hyjnore dhe Dashuria:
-
Unë përpiqem t’i dua njerëzit e tjerë, por ka disa njerëz që gjithmonë duket se më ngacmojnë nervat.
-
Jam aq i/e zënë duke u përpjekur të merrem me vetë jetën time saqë e kam të vështirë të mendoj për cilindo tjetër.
-
Dëshiroj mirëqenie dhe lumturi të përjetshme për njerëzit e tjerë.
-
-
Virtyti:
-
“Të jesh i/e kulluar në mendim dhe veprim.” Kjo nuk duket dhe aq zbavitëse!
-
Unë jam i/e pastër dhe i/e kulluar në zemër.
-
Unë e kam të vështirë të qëndroj i/e pastër dhe i/e kulluar.
-
-
Dituria:
-
Unë kam aq shumë gjëra [për të bërë] saqë nuk mund të gjej vërtet kohë të kërkoj përgjigje për pyetjet e mia.
-
Oh. Të studiuarit? Ndonjëherë duket aq e mërzitshme të përpiqesh të mësosh gjëra.
-
Unë kërkoj me zell të kuptoj të vërtetën dhe të gjej përgjigje për pyetjet e mia.
-
-
Durimi:
-
Unë jam në gjendje të pres për gjëra pa u mërzitur apo nevrikosur.
-
Mendoj se mund të pres për gjëra, por mund të mërzitem disi për këtë.
-
Të presësh për gjëra është më e keqja. Unë e dua gjithçka tani.
-
-
Përulësia:
-
Unë dua të sigurohem që ta bëj çdo gjë vetë.
-
Unë mbështetem te ndihma e Zotit për ndihmë.
-
Kur punoj për diçka, shpesh harroj se mund t’i kërkoj ndihmë Atit Qiellor.
-
-
Zelli:
-
Unë shpenzoj shumë nga koha ime duke parë televizionin, duke dalë me miqtë e mi dhe duke shmangur përgjegjësitë!
-
Shpesh has vështirësi të përqendrohem në gjërat e rëndësishme në jetën time, por përpiqem.
-
Unë e shpenzoj kohën dhe energjinë time në gjërat më të rëndësishme.
-
-
Bindja:
-
Unë e ndjek me gatishmëri këshillën e udhëheqësve dhe të prindërve të mi.
-
Zakonisht jam zot i vetes – shpesh e kam të vështirë të dëgjoj dikë tjetër.
-
Unë ndjek këshillën e udhëheqësve dhe të prindërve të mi, por ndonjëherë ankohem për të.
-
Tani vështroni përgjigjet tuaja. Me cilat cilësi do të donit të vazhdoni të punoni? Për të mësuar se si t’i zhvilloni ato, ju mund të zgjidhni një ose dy dhe t’u kushtoni vëmendje ndërsa dëgjoni konferencën.
Dhe nëse u përgjigjët se jeni shumë mirë me secilën, mbajeni ashtu! Ju ende mund të zgjidhni një ose dy që patën shumë rëndësi për ju gjatë pyetësorit, dhe të përqendroheni tek ato gjatë studimit të konferencës. Kudo që të jeni në udhëtimin tuaj për t’u bërë si Krishti, ju gjithmonë mund t’u drejtoheni mësimeve të udhëheqësve tanë për t’ju ndihmuar në udhën tuaj.
Nëse nuk mund të vendosni tani për ndonjë cilësi, mos u merakosni! Ju mund ta dëgjoni gjithmonë konferencën dhe pastaj të shihni se çfarë ju bie në sy.
Sapo ta keni zgjedhur cilësinë ku doni të përqendroheni, ju mund të doni ta shkruani në mënyrë që të jeni gati të merrni zbulesë rreth saj ndërsa dëgjoni konferencën ose teksa studioni bisedat më pas. Ndërsa dëgjoni dhe studioni, le t’ju udhërrëfejë Shpirti te disa mënyra të veçanta që të mund të punoni për atë cilësi. Provoni këtë shembull që vijon!