Ide nga Libri i Mormonit
Jezusi Krishti Është …
Krijuesi
“Ai do të quhet Jezu Krisht, Biri i Perëndisë, Ati i qiellit dhe i tokës, Krijuesi i të gjitha gjërave nga fillimi” (Mosia 3:8).
Bariu i Mirë
“Bariu i mirë ju thërret; po, dhe në emrin e tij ai ju thërret, që është emri i Krishtit” (Alma 5:38).
I Shenjti i Izraelit
“Vini re, udha për njeriun është e ngushtë, por ajo shtrihet në një drejtim të drejtë para tij dhe ruajtësi i portës është i Shenjti i Izraelit; dhe ai nuk punëson shërbëtorë aty” (2 Nefi 9:41).
Qengji i Perëndisë
“Qengji i Perëndisë është Biri i Atit të Amshuar dhe Shpëtimtari i botës; dhe … të gjithë njerëzit duhet të vijnë tek ai ose ata nuk mund të shpëtohen” (1 Nefi 13:40).
Mesia
“[Lehi] dëshmoi se gjërat që pa dhe dëgjoi dhe gjithashtu gjërat që lexoi në libër, tregonin qartë ardhjen e një Mesie” (1 Nefi 1:19).
Biri i Vetëmlindur
“Kushdo që pendohet dhe nuk e ngurtëson zemrën e tij, ai do të këtë të drejtë për mëshirë nëpërmjet Birit tim të Vetëmlindur në një heqje të mëkateve të tij” (Alma 12:34).
Shëlbuesi
“Unë e di që ti je shëlbuar, për shkak të drejtësisë së Shëlbuesit tënd; pasi ti ke parë se në plotësinë e kohës, ai vjen të sjellë shpëtim te njerëzit” (2 Nefi 2:3).
Shpëtimtari
“Në qoftë se është që ju besoni në Krisht dhe jeni pagëzuar, së pari me ujë dhe pastaj me zjarr dhe me Frymën e Shenjtë, duke ndjekur shembullin e Shpëtimtarit tonë, … do të jetë mirë për ju, ditën e gjykimit” (Mormoni 7:10).
Biri i Perëndisë
“Sepse ai jeton në mish, ai do të quhet Biri i Perëndisë” (Mosia 15:2).