Histori nga Shkrimet e Shenjta
Nefi Merr Fletët prej Tunxhi
Familja e Lehit dhe Sarias po udhëtonte për në tokën e premtuar. Perëndia i tha Lehit t’i çonte djemtë e tij sërish në Jerusalem për të marrë shkrimet e shenjta. Ato qenë shkruar në fletë metalike.
Lamani dhe Lemueli thanë se do të ishte tepër e vështirë. Por Nefi tha se do të shkonte dhe do të bënte atë që e kishte urdhëruar Perëndia. Sami ndoqi shembullin e Nefit.
Shpirti i tha Nefit se si t’i merrte fletët prej tunxhi nga një njeri i lig që quhej Laban.
Nefi dhe vëllezërit e tij i sollën sërish fletët prej tunxhi te familja e tyre. Lehi dhe Saria ishin shumë të lumtur. Ata i studiuan shkrimet e shenjta në fletë. Ata mësuan për urdhërimet e Perëndisë.
Unë mund ta ndihmoj familjen time që t’i studiojë shkrimet e shenjta. Unë mund të jem i/e guximshëm/me si Nefi dhe “të shkoj dhe … të bëj” atë që urdhëron Perëndia! ●