Përqafimi më i Mirë në Botë!
Autorja jeton në Jutë, SHBA
Elit i pëlqenin shumë përqafimet. Përqafimet nga babi. Përqafimet nga gjyshja dhe gjyshi. Përqafimet nga mami. Përqafimet ia ngrohnin shpirtin. Dhe ndihej e sigurt. Dhe e lumtur.
Kjo është arsyeja përse Eli e përqafonte mamin gjatë kishës. Asaj i pëlqente shumë të ulej në prehrin e mamit. Mami përherë e mbante afër.
Pastaj mbledhja e sakramentit përfundonte. Ishte koha për Filloren. Elit i pëlqente shumë Fillorja. Tani ishte një vajzë e rritur. Tri vjeçe. Madje kishte edhe shkrimet e veta të shenjta.
Por sot Eli thjesht donte ta përqafonte mamin gjatë gjithë kohës.
Mami e mbajti në krah Elin nëpër korridor. Në klasën e Fillores, mami e uli Elin në një karrige.
“A mund të vij me ty?” tha Eli.
“Jo”, tha mamaja. Zëri i saj ishte i butë. “Është e nevojshme të rrish në klasën tënde”, tha ajo. “Dhe unë kam nevojë të rri në klasën time.”
Mami e puthi Elin në faqe. Pastaj doli nga dera.
Eli ndjeu që i rrodhën lot në faqe.
Mendonte për mamin që e mbante në prehër. Mami e mbante përherë në prehër kur lexonin Librin e Mormonit. Zakonisht ata lexonin si familje. Por ndonjëherë Eli dhe mami lexonin më vete.
Eli merrte Librin e vet të Mormonit. Brenda ishte një fotografi e Jezusit.
Eli e mbyllte librin dhe e përqafonte. Ndihej sikur po përqafonte Jezusin. I ngrohej zemra. Dhe ndihej e sigurt. Dhe e lumtur. Ai ishte përqafimi më i mirë në botë!