Pak më i/e Mirë Çdo Ditë
Kur isha fëmijë, luaja në violinë. Dëshiroja që të tingëllonte bukur. Dëshiroja të luaja për prindërit e mi që ata të më thoshin: “O, Xhoi, sa bukur!” Por nuk tingëllonte bukur. Të gërvishte veshët.
Ndonjëherë kur nuk ushtrohesha, mësuesja më pyeste: “Xhoi, a je ushtruar këtë javë?” Kjo më bëri të dëshiroja të ushtrohesha kështu që të mund të luaja më mirë javën e ardhshme.
Ndërsa e kthej kokën pas, të luaje në violine ishte një përvojë e bukur sepse ishte e vështirë. Edhe pse nuk më pëlqente që të ushtrohesha përherë, mësova kaq shumë nga vendosja e një synimi për t’u ushtruar pak më shumë çdo ditë.
Kjo është ajo që unë shpresoj se ti do të bësh. Të përpiqesh të bësh pak më mirë çdo ditë. Ati Qiellor nuk pret që ti të jesh në gjendje të bësh çdo gjë njëherësh. Jeta ka të bëjë me të mësuarit dhe rritjen pak e nga pak. Ai dëshiron që ti të vazhdosh të përpiqesh. Dhe Ai dëshiron që ti ta shijosh rritjen!
Ndonjëherë ne jemi të ashpër me veten. Mendojmë: “Dështova. Nuk e bëj dot”, dhe pastaj heqim dorë. Por Shpëtimtari po thotë: “Vazhdo. Jam pikërisht këtu për të të ndihmuar!” Për shkak të Jezu Krishtit, nuk kemi përse ta bëjmë këtë të vetëm. Ne mund të ngrihemi dhe të përpiqemi sërish me ndihmën e Tij. Ky është i gjithë qëllimi i kësaj jete.
Nëse ka ndonjë gjë që dëshiroj që ti të mund ta dish në zemrën tënde, ajo do të jetë se Ati Qiellor të do. Ti mund të përballesh me gjëra të vështira, por ti je përgatitur për të ardhur në tokë në këtë kohë. Thjesht vazhdo të përpiqesh dhe vazhdo ta shpërndash dritën tënde. Ati Qiellor do të të bekojë dhe udhëzojë ndërsa e ndjek shtegun e besëlidhjes.