Nga Presidenca e Parë
Libri i Çmuar i Mormonit
Përshtatur nga biseda “Pjesëmarrja e Motrave në Mbledhjen e Izraelit”, Liahona, nëntor 2018, f. 68–70; dhe biseda “Libri i Mormonit: Si do të Ishte Jeta Juaj pa Të?” Liahona, nëntor 2017, f. 60–63.
Sa i çmuar është Libri i Mormonit për ty? Nëse do të të jepnin diamante apo rubinë ose Librin e Mormonit, cilin do të zgjidhje? Libri i Mormonit është me të vërtetë fjala e Perëndisë. Ai na mëson për Jezu Krishtin.
Unë të ftoj ta lexosh Librin e Mormonit çdo ditë. Lutu dhe mendo për atë që po mëson.
Ndërsa e bën këtë, unë premtoj se:
-
Do të ndihesh më afër Shpëtimtarit.
-
Do të marrësh vendime më të mira – çdo ditë.
-
Ati Qiellor do të të ndihmojë dhe frymëzojë.
-
Ti do të jesh në gjendje t’i kapërcesh tundimet.
-
Ai do të të ngushëllojë, do të të bëjë të fortë dhe do të të mbushë me gëzim.
-
Ndryshime dhe mrekulli do të fillojnë të ndodhin!
Në Ç’Mënyrë ËshtëLibri i Mormoniti Çmuar për Ty?
Këtë vit po mbledhim histori, fotografi dhe vizatime për Librin e çmuar të Mormonit. Do t’i ekspozojmë ato dhe do t’i botojmë disa prej tyre në revistë!
Na Dërgo Punimin Artistik ose Përvojën Tënde!
-
Vizato një figurë, bëj një fotografi ose shkruaj për Librin e Mormonit.
-
Na e dërgo! Shihe kapakun e pasmë për të zbuluar se si.
-
Shihe revistën Miku çdo muaj për të parë se si fëmijët po e ndjekin ftesën e Presidentit Nelson për ta lexuar Librin e Mormonit.