2020
Çfarë Simbolizon Fruta në Vegimin e Lehit?
Janar 2020


Eja Më Ndiq: Libri i Mormonit

Çfarë Simbolizon Fruta në Vegimin e Lehit?

13–19 Janar 1 Nefi 8–10

Tree of life

Pema e Jetës, nga Kazuto Uota, © 2015 nga Intellectual Reserve, Inc. All rights reserved.

Në vegimin e Lehit, çfarë simbolizon fruta, që është “më e dëshirueshmja mbi të gjitha gjërat”? (1 Nefi 11:22).

“Fruta në pemë është një simbol për bekimet e Shlyerjes së [Jezu Krishtit]. Marrja e frutës së pemës përfaqëson marrjen e ordinancave dhe besëlidhjeve nëpërmjet të cilave Shlyerja mund të jetë plotësisht e efektshme në jetën tonë” (Dejvid A. Bednar, “Ëndrra e Lehit: Duke u Mbajtur me Vendosmëri te Shufra”, Liahona, tetor 2011, f. 34).

Këto ordinanca përfshijnë pagëzimin, konfirmimin, sakramentin, shugurimin në priftëri për burrat dhe ordinancat e tempullit.

Gjejeni Frutën

Shufra e hekurt, ose fjala e Perëndisë, na udhëheq drejt Jezu Krishtit, sepse shkrimet e shenjta dhe profetët e kësaj periudhe ungjillore na ftojnë të marrim pjesë në ordinancat e besëlidhjet dhe na ndihmojnë të kuptojmë mësimet, misionin dhe flijimin e Jezu Krishtit.

  • Cilat fjalë nga shkrimet e shenjta ose nga profetët modernë ju kanë udhëhequr drejt Jezu Krishtit?

Të Qëndrojmë me Frutën

Disa njerëz në vegimin e Lehit e braktisën frutën për shkak të përqeshjes dhe talljes prej të tjerëve. Të qëndrojmë me frutën është të qëndrojmë të vërtetë ndaj besëlidhjeve tona dhe t’i frekuentojmë shpesh ato vende ku bëhen besëlidhjet.

Tregoni për Frutën

Pasi Lehi e hëngri frutën, ai dëshiroi t’i tregonte për të familjes së tij, që ata të mund të ndienin “gëzim[in] jashtëzakonisht të madh” që ndjeu ai (1 Nefi 8:12).

  • Si mund të tregoni rreth dashurisë suaj për Jezu Krishtin dhe t’i ndihmoni të tjerët që të marrin pjesë në ordinanca?