Mësime të Presidentëve
Përmbledhje Historike


Përmbledhje Historike

Kronologjia e mëposhtme jep një tablo të shkurtër historike për mësimet e Presidentit Jozef Filding Smith të paraqitura në këtë libër.

19 korrik 1876

Lindur në Solt-Lejk-Siti të Jutas nga Xhulina Lambson Smith dhe Jozef F. Smith.

19 korrik 1884

Pagëzohet e konfirmohet nga i ati. Merr kopjen e tij të parë vetjake të Librit të Mormonit nga i ati.

6 prill 1893

Merr pjesë në përkushtimin e Tempullit të Solt-Lejkut.

1896

Merr Priftërinë Melkizedeke dhe indaumentin e tempullit.

26 prill 1898

Martohet me Lui Emili Shërtlifin në Tempullin e Solt-Lejkut.

maj 1899 - korrik 1901

Shërben si misionar me kohë të plotë i caktuar në Angli.

1901 – 1910

Shërben në shumë thirrje të Kishës, përfshirë si president në një kuorum priftërie, anëtar i këshillit të përgjithshëm të Shoqatës së Përmirësimit Reciprok të Të Rinjve, këshilltar i lartë dhe anëtar i komitetit të përgjithshëm të Kishës i caktuar të përgatiste materialet në mbrojtje të Kishës.

tetor 1901

Fillon të punojë në zyrën e Historianit të Kishës.

1902

Boton një broshurë të historisë familjare të titulluar Asael Smith of Topsfield, Massachusetts, with Some Account of the Smith Family [Asael Smithi i Topsfildit të Masaçustes me Disa Histori nga Familja Smith]. Ky është i pari i botimeve të tij të shumta, që përfshijnë 25 libra dhe artikuj të shumtë për revista e periodikë të Kishës.

8 prill 1906

Mbështetet në konferencën e përgjithshme si Ndihmës i Historianit të Kishës, pozicion që e mbajti deri në mars 1921.

30 mars 1908

Lui Shërtlif Smith ndërron jetë pasi vuan nga një sëmundje e rëndë lidhur me shtatzëninë e saj të tretë.

2 nëntor 1908

Martohet me Ethël Xhorxhina Rejnoldsin në Tempullin e Solt-Lejkut.

7 prill 1910

Shugurohet Apostull nga i ati.

tetor 1918

Shënon një zbulesë mbi shëlbimin e të vdekurve të diktuar nga i ati, i cili ishte President i Kishës në atë kohë. Kjo zbulesë tani gjendet te Doktrina e Besëlidhje 138.

6 janar 1919

Caktohet këshilltar në presidencën e Tempullit të Solt-Lejkut, pozicion që e mban deri në vitin 1935.

17 mars 1921

Emërohet Historian i Kishës, pozicion që e mban deri në vitin 1970.

1934

Emërohet president i Shoqatës Gjenealogjike të Jutës, pozicion që e mban deri në vitin 1961.

26 gusht 1937

Ethël Rejnolds Smith ndërron jetë pasi vuan nga një sëmundje për katër vjet.

12 prill 1938

Martohet me Xhesi Ela Evans në Tempullin e Solt-Lejkut.

maj – nëntor 1939

Përmbush një detyrë të veçantë në Europë bashkë me Xhesin, duke vizituar Anglinë, Skocinë, Holandën, Belgjikën, Francën, Zvicrën, Italinë, Suedinë, Norvegjinë, Danimarkën, Çekosllovakinë, Austrinë dhe Gjermaninë. Drejton largimin e të gjithë misionarëve amerikanë nga Europa pas shpërthimit të Luftës II Botërore.

8 qershor 1945

Thirret të shërbejë si president i Tempullit të Solt-Lejkut, pozicion që e mban deri në vitin 1949.

6 tetor 1950

Veçohet si President Veprues i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve.

9 prill 1951

Mbështetet si President i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve.

korrik – gusht 1955

Përmbush një detyrë të veçantë në Azi, me Xhesin që e shoqëron atë. Përkushton Guamën, Korean, Okinavën dhe Filipinet për predikimin e ungjillit.

shtator 1958

Merr pjesë në përkushtimin e Tempullit të Londrës në Angli.

tetor 1960 – janar 1961

Shoqëruar nga Xhesi, viziton udhëheqës dhe misionarë të Kishës në Amerikën Qendrore e Jugore.

maj 1963

Kryen shërbesën e vendosjes së gurit të themelit të Tempullit të Oklandit në Kaliforni.

shtator 1963

Përkushton Monumentin e Pionierëve në Kansas-Siti të Misurit dhe Vendin Historik të Burgut të Libertisë në Liberti të Misurit.

29 tetor 1965

Thirret të shërbejë si Këshilltar në Presidencën e Parë nën drejtimin e Presidentit Dejvid O. Mek-Kei.

18 janar 1970

Bëhet Apostulli më i vjetër dhe udhëheqësi kryesues i Kishës me vdekjen e Presidentit Dejvid O. Mek-Kei.

23 janar 1970

Veçohet si President i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.

6 prill 1970

Mbështetet si President i Kishës në konferencën e përgjithshme.

3 gusht 1971

Xhesi Evans Smith ndërron jetë.

27–29 gusht 1971

Kryeson konferencën e parë të zonës të Kishës, e cila mbahet në Mançester të Anglisë.

18 janar 1972

Bën lutjen përkushtuese për Tempullin e Ogdenit në Juta.

9 shkurt 1972

Kryeson përkushtimin e Tempullit të Provos në Juta. Pasi shkruan lutjen përkushtuese, cakton Presidentin Harold B. Li që të bëjë lutjen.

2 korrik 1972

Ndërron jetë në Solt-Lejk-Siti të Jutas, 17 ditë përpara ditëlindjes së tij të 96-të.