Mësime të Presidentëve
Jeta dhe Shërbesa e Jozef Filding Smithit


Jeta dhe Shërbesa e Jozef Filding Smithit

Presidenti Jozef Filding Smith “përdori tri fjalë të mëdha që nuk mund t’i harroj kurrë”, kujtoi Presidenti Gordon B. Hinkli. Këto fjalë janë “të vërtetë dhe besnikë”. Presidenti Hinkli tha: “Në fjalimet e tij publike, në bisedat e tij private, në lutjet e tij drejtuar Zotit, ai u lut që ne të mund të ishim të vërtetë dhe besnikë”1. Presidenti Tomas S. Monson rrëfeu një kujtim të ngjashëm: “Edhe në vitet e tij të pleqërisë, [ai] gjithmonë u lut: ‘Qofshim të vërtetë dhe besnikë deri në fund’.”2

“Të vërtetë dhe besnikë.” Për Presidentin Jozef Filding Smith, kjo qe më shumë se një shprehje e përsëritur shpesh. Qe një shprehje e çiltër e shpresës së tij për të gjithë njerëzit. Qe edhe një përshkrim i jetës së tij, që nga fëmijëria e tij deri në shërbesën e tij si President i Kishës së Jezu Krishtit të Ditëve të Mëvonshme.

“Bir i Premtimit”

Jozef Filding Smith “u lind si bir i premtimit”, tha plaku Brus R. Mek-Konki i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve. Plaku Mek-Konki, një nga dhëndurët e Presidentit Smith, shpjegoi se Xhulina Lambson Smith “kishte tri bija por asnjë djalë, dhe kështu shkoi përpara Zotit dhe, ashtu si Ana e lashtësisë, ‘lidhi një kusht’. [1 Samuelit 1:11.] Premtimi i saj: që nëse Zoti do t’i jepte një bir, ‘ajo do të bënte gjithçka nën fuqinë e saj të ndihmonte që ai të ishte nder për Zotin dhe të atin e tij’. Zoti ia dëgjoi lutjet dhe ajo e mbajti premtimin që i bëri Atij.”3 Më 19 korrik 1876, Xhulina dhe bashkëshorti i saj, Jozef F. Smith, mirëpritën në familjen e tyre djalin e porsalindur. Ata e quajtën Jozef Filding Smith i Riu, si i ati.

Kur u lind, Jozef Filding Smithi iu bashkua një familjeje të pasur në besim, shërbim dhe udhëheqje. Gjyshi i tij, Hajrëm Smithi, qe vëllai i Profetit Jozef Smith dhe dëshmitar i guximshëm i Rivendosjes së ungjillit. Zoti e caktoi Hajrëmin të “[ishte] një profet dhe shikues e zbulues i kishës [së Tij]”, duke thënë se emri i Hajrëmit do “të kujtohe[j] me nderim nga brezi në brez, përherë e përgjithmonë” (DeB 124:94, 96). Bashkë me të vëllanë, Jozefin, Hajrëmi e vulosi dëshminë e tij me gjakun e tij, i martirizuar nga një turmë më 27 qershor 1844 (shih DeB 135).

Joseph Fielding Smith’s parents, Joseph F. Smith and Julina Lambson Smith, standing together.

Prindërit e Jozef Filding Smithit, Presidenti Jozef F. Smith dhe Xhulina Lambson Smith

I ati i Jozef Filding Smithit, Jozef F. Smithi, mbajti në shpatulla përgjegjësi të rëndësishme që në kohën kur qe fëmijë. Fëmija i parëlindur i Hajrëm dhe Meri Filding Smithit, Jozef F. Smith Plaku qe pesë vjeç kur i ati u martirizua dhe nëntë vjeç kur ndihmoi të ëmën e ve të ngiste karrocën e saj nga Navuja e Ilinoisit për në Luginën e Solt-Lejkut. Më vonë, ai shërbeu si misionar dhe anëtar i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve. Ai qe Këshilltar në Presidencën e Parë kur i lindi i biri, Jozefi. Nga 17 tetori 1901 deri më 19 nëntor 1918, ai shërbeu si President i Kishës.

E ëma e Jozef Filding Smithit, Xhulina Lambson Smith, qe pjesë e një prej familjeve të hershme pioniere në Luginën e Solt-Lejkut. Që nga mosha nëntë vjeç, ajo u rrit në shtëpinë e xhaxhait të saj Xhorxh A. Smithit, i cili, në atë kohë, qe anëtar i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dhe të xhaxheshës së saj Bathshiba W. Smith. (Më vonë, Plaku Smith shërbeu si Këshilltar i Parë në Presidencën e Parë nën Presidentin Brigam Jang dhe Motra Smith, më vonë, shërbeu si presidente e përgjithshme e Shoqatës së Ndihmës.) Si grua në moshë të rritur, Xhulina qe bashkëshorte e nënë e përkushtuar dhe anëtare e devotshme e Shoqatës së Ndihmës. Ajo u dallua për dhembshurinë dhe aftësinë e saj si mamí, duke sjellë “në botë afërsisht 1.000 foshnja” dhe duke u kujdesur për nënat e tyre.4 Nga tetori 1910 deri më prill 1921, ajo shërbeu si këshilltare e dytë në presidencën e përgjithshme të Shoqatës së Ndihmës.

Puna dhe Lojërat kur Ishte i Ri

Jozefi mësoi si të punonte që në moshë të vogël. Familja e tij zotëronte një fermë në Tejlorsvill të Jutas, afro 10 milje (16 kilometra) larg nga shtëpia e tyre, ku ai dhe vëllezërit e tij ndihmonin me ujitjen, korrjen e barit të thatë dhe përkujdesjen për bagëtinë. Në shtëpi, familja kujdesej për një kopsht të madh perimesh, disa pemë frutore, tri radhë të gjata vreshti, një tufë pulash, tri lopë dhe pak kuaj. Presidenti Jozef F. Smith praktikoi martesë me më shumë se një grua, kështu që familja kishte shumë gojë për të ushqyer dhe shumë duar për të ndihmuar me punën. Ngaqë Jozef Filding Smith qe një prej bijve më të mëdhenj në familjen e gjerë, atij iu dhanë disa përgjegjësi që normalisht do t’i ishin dhënë një të rrituri. Përveç këtyre përgjegjësive, ai gjithmonë i vijoi studimet e tij për shkollën.

Puna e parë e Jozefit jashtë shtëpisë dhe fermës familjare, lidhej me të ëmën. Ai shpesh ngau kalin dhe karrocën për ta ndihmuar të plotësonte detyrat e saj si mamí. Në vitet e fundit të adoleshencës, ai u punësua në Institutin Bashkëpunues Tregtar të Sionit (ZCMI), ku çdo ditë bëri një punë tepër të vështirë fizikisht për shumë orë. Më vonë ai kujtoi: “Unë punova si kalë pune gjatë gjithë ditës dhe isha i lodhur kur vinte nata, nga mbajtja në kurriz e thasëve të miellit, thasëve të sheqerit dhe proshutës e pastërmasë. Unë peshoja 150 funt [68 kilogram], por e kisha për hiçgjë ngritjen e një thesi prej 200 funtesh [91 kilogramësh] dhe vendosjen e tij mbi shpatulla.”5

Për të drejtpeshuar përgjegjësitë e tij të rënda të punës, Jozefi gjente ca kohë për të luajtur. Atij dhe motrave e vëllezërve të tij u pëlqente të luanin rreth shtëpisë lojërat e mbrëmjes, duke u fshehur mes vreshtave – “veçanërisht kur vreshtat ishin bërë”6. Atij gjithashtu i pëlqente të luante bejsboll. Secila degë kishte një skuadër të organizuar bejsbolli dhe atij i pëlqenin këto konkurrime miqësore.

Studimi i Ungjillit dhe Rritja Shpirtërore

Megjithëse bejsbolli qe i rëndësishëm për të rinë Jozef Filding Smith, ai ndonjëherë largohej pa mbaruar loja, i tërhequr nga një interes që ishte edhe më i rëndësishëm për të. Në këto raste, atë e gjeje vetmas “në plevicë ose në hijen e një peme tek i kthehej leximit” të Librit të Mormonit.7 Më vonë ai tha: “Nisur nga kujtimet e mia më të hershme, që nga koha kur fillova të lexoja, unë kam marrë lumturi më të madhe dhe kënaqësi më të dukshme nga studimi i shkrimeve të shenjta dhe leximi për Zotin Jezu Krisht e Profetin Jozef Smith dhe për punën që është realizuar për shpëtimin e njerëzve, sesa nga çfarëdo gjë tjetër në të gjithë botën”8. Ai filloi të krijonte një model të studimit vetjak të ungjillit kur mori kopjen e tij të parë të Librit të Mormonit në moshën tetë vjeç. Ai i lexoi me zell veprat standarde dhe botimet e Kishës. Ai mbante një botim sa një libërth xhepi të Dhiatës së Re që të mund ta lexonte gjatë pushimeve të drekës dhe ndërsa ecte drejt punës së tij në ZCMI e kur kthehej. Me vendosmëri dhe këmbëngulje, ai e rriti forcën e dëshmisë së tij për ungjillin e rivendosur.

Joseph Fielding Smith as a young boy reading scriptures in hayloft

Ndonjëherë, i riu Jozef Filding Smith largohej nga lojërat e bejsbollit pa mbaruar loja që të lexonte Librin e Mormonit në plevicën e familjes së tij.

Por rritja shpirtërore e Jozefit nuk u kufizua te studimi vetjak në heshtje. Ai mori pjesë besnikërisht në mbledhjet e orët mësimore të Kishës dhe mori ordinancat e bekimet e priftërisë. Ai qe veçanërisht i tërhequr nga një interes për tempullin. Kur u lind, Tempulli i Solt-Lejkut kishte qenë në [proces] ndërtimi për 23 vjet. “Gjatë rinisë së vet, Jozefi e kishte ndjekur me interes të madh përparimin e përditshëm në ndërtimin e kësaj ndërtese të mrekullueshme. Ai kishte parë gurët e fundit të mëdhenj të granitit të silleshin prej vagonëve hekurudhorë nga gurorja shkëmbore. … [Ai] kishte parë tek më në fund ishin ndërtuar shigjetat madhështore. … [Ai tha:] ‘Më ndodhte të pyesja veten nëse do të jetoja derisa ta shihja tempullin të përfunduar’.”9

Më 6 prill 1893, Jozefi mori pjesë në sesionin e parë të përkushtimit të Tempullit të Solt-Lejkut. Presidenti Uilford Udraf, Presidenti i katërt i Kishës, e kryesonte sesionin dhe bëri lutjen përkushtuese. Ulur në podium, në të majtë të Presidentit Udraf, qe Këshilltari i tij i Dytë, Presidenti Jozef F. Smith.

Kur Jozef Filding Smithi qe 19 vjeç, ai mori bekimin patriarkal. Ky bekim, që iu dha nga xhaxhai i tij Xhon Smithi, i cili në atë kohë shërbente si Patriark i Kishës, e rriti forcën shpirtërore të Jozefit. Jozefit iu tha:

“Ke privilegjin të jetosh deri në një moshë mjaft të shkuar dhe vullneti i Zotit [është] që duhet të bëhesh një luftëtar në Izrael. …

Do të jetë detyra jote të ulesh në kuvend me vëllezërit e tu dhe të kryesosh mes njerëzve. Do të jetë detyra jote të udhëtosh shumë në vendlindje dhe jashtë saj, përmes tokës e ujërave, duke punuar në shërbesë. Dhe unë të them ty, ngrije kokën, ngrije zërin pa frikë apo anësi, si të të drejtojë Shpirti i Zotit, dhe bekimet e Zotit do të qëndrojnë mbi ty. Shpirti i Tij do të të drejtojë mendjen dhe do të të japë fjalë e mend, që do të hutosh urtësinë e të ligjve dhe do të bësh të mos çmohen fare këshillat e të padrejtëve.”10

Më vonë atë vit, pas ditëlindjes së tij të 20-të, ai mori mundësi të reja për shërbim dhe rritje shpirtërore. Ai u shugurua në detyrën e plakut në Priftërinë Melkizedeke dhe mori indaumentin e tempullit. Nga fundi i jetës së tij, kur po shërbente si President i Kishës, ai tha: “Sa mirënjohës jam që mbaj priftërinë e shenjtë. Gjatë gjithë ditëve të mia, jam përpjekur ta lartësoj thirrjen time në këtë priftëri dhe shpresoj që të duroj deri në fund në këtë jetë dhe të gëzoj shoqërimin e shenjtorëve besnikë në jetën që do të vijë.”11

Njohja dhe Martesa

Ndërsa i riu Jozef Filding Smith ndihmonte me mbështetjen e familjes së tij, studionte ungjillin dhe përgatitej për bekimet e priftërisë, përpjekjet e tij nuk kaluan pa u vënë re nga një e re me emrin Lui Shërtlif. Luia, prindërit e së cilës jetonin në Ogden të Jutas, erdhi që të jetonte me familjen Smith në mënyrë që të ndiqte Universitetin e Jutës, i cili në atë kohë ndodhej përkundër shtëpisë së Smithëve.

Në fillim, marrëdhënia e Jozefit dhe Luisë nuk qe veçse një miqësi formale, por ngadalë u thellua në një marrëdhënie njohjeje. Ngaqë çifti nuk kishte aq para, takimet e tyre u kufizuan kryesisht në të lexuarin së bashku në sallonin e familjes, të folurin me njëri-tjetrin, në shëtitjen së bashku dhe pjesëmarrjen në aktivitetet e Kishës. Jozefit i pëlqente gjithashtu ta dëgjonte Luinë tek i binte pianos. Me raste, ata shkonin në [ndonjë] interpretim artistik në teatrin vendor. Nga fundi i vitit të dytë të studimeve të Luisë në universitet, shoqërimi i tyre kishte lulëzuar në dashuri – në atë masë sa Jozefi e ngiste biçikletën e vet në një udhëtim vajtje-ardhje prej 100 miljesh (160 kilometrash) në shtigje rrugësh me baltë, për ta takuar në Ogden një ose dy herë [gjatë periudhave] kur shkolla nuk punonte.12

Përfundimisht, Luia dhe Jozefi diskutuan rreth martesës. Megjithatë, një pyetje mbetej në mendjen e tyre: a do të thirrej Jozefi për të shërbyer një mision? Në ato ditë, të rinjtë dhe të rejat që dëshironin të shërbenin në mision, nuk shkonin te peshkopi i tyre që të rekomandoheshin për thirrje të tilla. Shqyrtimi i thirrjeve të misionit bëhej tërësisht nga zyra e Presidentit të Kishës. Një i ri nuk e dinte kurrë se kur mund të gjente një thirrje misioni në kutinë [e vet] postare.

Luia u diplomua nga universiteti në pranverë të vitit 1897 dhe u kthye në Ogden me prindërit e saj. Një vit më vonë, në dukje pa ndonjë thirrje misioni në horizont, çifti vendosi të vijonte me planet lidhur me martesën. Siç tha Jozefi më vonë: “Ia mbusha mendjen që të ndryshonte vendbanim dhe më 26 prill 1898, ne shkuam në Tempullin e Solt-Lejkut dhe u martuam për kohën dhe gjithë përjetësinë nga im atë, Presidenti Jozef F. Smith”13. Kur filluan jetën e tyre së bashku, Jozefi dhe Luia banuan në një apartament të vogël në shtëpinë e familjes Smith.

Bindja ndaj Thirrjes së Misionit

Në ditët e hershme të Kishës, burrat e martuar shpesh thirreshin që të shërbenin në misione me kohë të plotë, kështu që Jozefi dhe Luia nuk u habitën kur, më 17 mars 1899, u erdhi me postë një thirrje misioni me firmën e Presidentit Lorenco Snou. Por Jozefi mund të jetë habitur disi nga terreni misionar në të cilin u caktua. Përpara marrjes së thirrjes, ai kishte pasur një bisedë me Presidentin Frenklin D. Riçards, President i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, rreth mundësisë së marrjes së një thirrjeje misioni. Më vonë Jozefi kujtoi: “[Ai] më pyeti se ku do të më pëlqente të shkoja. I thashë se nuk kisha ndonjë parapëlqim të veçantë, vetëm që të shkoja aty ku të dërgohesha. Por ai tha: ‘Duhet të ketë ndonjë vend ku do të të parapëlqente të shkoje’. Unë thashë: ‘Po mirë, do të parapëlqeja të shkoja në Gjermani’. Kështu që më dërguan në Angli!”14

Elder Joseph Fielding Smith as a full-time missionary, wearing a white shirt, a bow tie, and a suit.

Plaku Jozef Filding Smith si misionar me kohë të plotë

Luia vendosi të jetonte me prindërit e saj ndërsa Jozefi qe larg. Ajo ndiente se kjo do ta ndihmonte të duronte vetminë e të qenit larg bashkëshortit të saj. Dhe do të punonte në dyqanin e të atit për të fituar para që të ndihmonte me pagimin e misionit të Jozefit.15

Më 12 maj 1899, një ditë përpara se të niseshin për në terrenin e misionit, Plaku Smith dhe misionarët e tjerë morën udhëzime nga Presidenti Jozef F. Smith dhe Plaku Xhorxh Tisdejl e Plaku Hiber J. Grant të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve. Ky qe i gjithë trajnimi që morën përpara se të niseshin si misionarë kohëplotë. Në këtë mbledhje, secili misionar mori certifikatën zyrtare të misionarit. Certifikata e Plakut Smith thoshte:

“Kjo certifikatë vërteton që mbajtësi i saj, Jozef F. Smith i Riu, është plotësisht besnik dhe pasues i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Mëvonshme dhe është caktuar sipas rregullit nga Autoritetet e Përgjithshme të kësaj Kishe në një Mision në Britaninë e Madhe për të Predikuar Ungjillin dhe për të shërbyer në të gjitha Ordinancat që lidhen me detyrën e tij.

Dhe ne i ftojmë të gjithë njerëzit që t’ia vënë veshin Mësimeve dhe Këshillave të tij pasi është njeri i Perëndisë, i dërguar për t’u hapur atyre derën e Jetës dhe të Shpëtimit – dhe që ta ndihmojnë në udhëtimet e tij, në çfarëdo gjërash do t’i duhen.

Dhe ne i lutemi Perëndisë, Atit të Përjetshëm, që ta bekojë Plakun Smith dhe të gjithë që e pranojnë atë dhe ndihmojnë në mbështetje të tij, me bekimet e Qiellit dhe Tokës, për kohën dhe të gjithë përjetësinë, në emrin e Jezu Krishtit, amen.

Firmosur në Solt-Lejk-Siti të Jutas, më 12 maj 1899, në emër të Kishës së lartpërmendur. Lorenco Snou, Xhorxh Q. Kenon, Jozef F. Smith, Presidenca e Parë.”16

Ditën në vijim, familja u mblodh në shtëpi për t’i dhënë lamtumirën Jozefit dhe një vëllai më të madh i cili ishte thirrur për të shërbyer në Angli gjithashtu. Sidoqoftë, një anëtar i familjes mungonte në atë takim. Motra më e vogël e Jozefit, Emilia, rrinte fshehur, i vinte turp rreth diçkaje që kishte bërë disa vite më parë. Kur Jozefi dhe Luia kishin filluar të takoheshin, Jozefi ndonjëherë e vinte në gjumë herët Emilinë dhe fëmijët e tjerë të vegjël që të mund të kalonte kohë vetëm me të dashurën e tij. Emilia, e mërzitur nga kjo gjë që ajo e shihte si padrejtësi, shpesh ishte lutur që Zoti ta largonte vëllanë e saj në mision. Tani që po ikte me të vërtetë, ndihej në faj rreth ndikimit që mund të kishte pasur në largimin e tij.17

Jozefi dhe Luia e dinin se thirrja për të shërbyer në Angli kishte ardhur nga Zoti. Jozefi qe plot dëshirë për të bërë detyrën e tij dhe Luia qe e kënaqur që bashkëshorti i saj do të shërbente një mision, por që të dy i mundonte ideja e të qenit larg njëri-tjetrit. Kur erdhi çasti që Plaku Smith të nisej për te stacioni i trenit: “Luia u përpoq të ishte trime, u përpoq që të mos lejonte që Jozefi ta shihte duke qarë. Por qe e vështirë t’i fshihte sytë e kuq. Dhe Jozefi, që tani qe aq i përmalluar për shtëpinë, thjesht nga mendimi i largimit, sa nuk ndiente se dëshironte të fliste me ndokënd. … Jozefit iu mblodh një nyjë në fyt, ndërsa u ndal te dera kryesore e shtëpisë së vjetër në Fërst North Strit [Rrugën e Parë Veriore] dhe i dha puthjen e lamtumirës secilit prej të dashurve të tij: Mamasë, Babait, vëllezërve e motrave, emtave dhe të fundit prej të gjithëve, Luisë. ‘Mirupafshim e çmuara ime Lui. Perëndia të bekoftë dhe të ruajttë për mua.’”18

Mbjellja e Farave të Ungjillit në Angli

Që nga çasti që treni i tij – jo i rehatshëm dhe i mbushur me tym duhani – u largua me shpejtësi nga shtëpia, Plaku Smith ia kushtoi veten misionit të tij. Shënimet e tij në ditar dhe letrat që dërgoi e mori nxorën në pah vështirësitë që hasi si misionar dhe besimin e përkushtimin me të cilat u përball me to.

Në fund të ditës së tij të parë të punës misionare në Angli, ai shkroi në ditarin e tij: “Kjo ka qenë një ditë shumë e rëndësishme në jetën time të shkurtër. Erdha nga shtëpia më pak se një muaj më parë me qëllimin e predikimit të ungjillit për Zotin tonë. … Sot dola të trokisja nëpër dyer dhe kam dhënë 25 broshura [pamflete]. Është puna e parë e këtij lloji që jam përpjekur të bëj ndonjëherë dhe nuk qe shumë e lehtë për mua. … Sot, për herë të parë i dhashë dëshminë time botës, por do të jem në gjendje ta bëj këtë më mirë. Me ndihmën e Zotit do të bëj vullnetin e Tij siç jam thirrur të bëj.”19

Kur i ati i dërgoi disa dollarë për [ndonjë] nevojë, ai u përgjigj: “Do të jem shumë i kujdesshëm me paratë që më dërgove. Nuk shpenzoj asgjë përveçse nëse kam arsye të mirë.” Ai i tregoi të atit edhe për vendosmërinë e tij për të mësuar dhe për të dhënë mësim ungjillin: “Unë jam këtu për të predikuar ungjillin dhe shpresoj se do të jem në gjendje ta bëj këtë mirë. … Dëshira ime është që të përmirësoj mendjen dhe talentet e mia ndërsa jam këtu, që gjithmonë të jem i dobishëm për diçka në jetë. … Dua të jem i saktë në të gjitha gjërat dhe asgjë nuk më jep më shumë kënaqësi sesa të mësoj diçka rreth ungjillit. Dëshira ime është që ta di atë dhe të fitoj mençuri.”20

Presidenti Jozef F. Smith shkroi fjalët lavdëruese në vijim në një letër dërguar Plakut Jozef Filding Smith: “Më pëlqen qëndrimi yt, kam besim në integritetin tënd moral dhe ndiej pëlqim e kënaqësi për ty. Dëshiroj që të kultivosh mençuri dhe gjykim të matur e durim si edhe Shpirtin e Shenjtë dhe dashurinë e Perëndisë.”21 I ati i Luisë, Ljuis Shërtlifi, shprehu gjithashtu mirëbesim në Plakun Smith: “Gjithmonë kam ndier se do të kryesh një mision të lavdishëm dhe do të fitosh një përvojë që do të të përgatisë për pozitën e lartë që je paracaktuar të zësh në të ardhmen”22.

Në letrat drejtuar Luisë, Jozefi gjithmonë shprehu dashurinë e tij për të. Ai shpesh dërgonte lule të shtypura si fletë brenda “letrave [të tij] të ngrohta e të dashura”23. Ai shkruante edhe për sfidat që haste: “Ka shumë njerëz në këtë komb që e dinë se ungjilli që japim mësim është i vërtetë, por nuk kanë guximin moral që të shkëputen nga bota e ta përqafojnë”24.

Luia dërgonte letra të paktën një herë në javë. “Kujto”, shkroi ajo në një rast, “jam këtu që të të dua e të lutem për ty dhe që kurrë mos të të harroj për as një çast të vetëm. … Bekuar qofsh, bashkëshorti im i çmuar, [kjo] është lutja ime gjithmonë.”25 Luia shkroi qartë rreth përkushtimit të saj ndaj bashkëshortit të saj dhe po njësoj qartë rreth përkushtimit të saj ndaj Zotit dhe punës së Tij. Ajo vazhdimisht i kujtonte Jozefit që të mos e lejonte mallin për shtëpinë t’ia dobësonte vendosmërinë e tij për të shërbyer.

Plaku Smith kishte nevojë për këtë nxitje, pasi rrallë gjente ndonjë njeri që e pranonte mesazhin e ungjillit të rivendosur. Vite më vonë, ai “i tregoi të birit, Jozefit, që situata ishte aq e keqe dhe njerëzit aq mospërfillës sa filloi të mendonte se nuk mund të vazhdonte më tej. Një natë, po rrinte shtrirë duke menduar rreth nevojës për të punuar që të kishte para për t’u kthyer në shtëpi.”26 Por i frymëzuar nga nxitja e njerëzve të dashur dhe i forcuar nga lutjet e tyre dhe vetë dëshira e tij për të shërbyer, ai i mposhti ato lloj mendimesh. Ai e dinte që Zoti e kishte thirrur atë dhe e dinte se duhej të punonte me zell për të mirën e njerëzve të cilëve u shërbente dhe për të mirën e familjes së tij. Ai shkroi: “Më mirë do të qëndroja këtu përgjithmonë sesa të kthehesha në shtëpi pa një raport dhe lirim me nder nga thirrja. … Lutem që të mund të kem shpirtin e ungjillit dhe të dashurisë për bashkënjerëzit e mi që të mund të jem në gjendje të qëndroj këtu derisa të lirohem me nder nga thirrja. Nëse nuk do të qe për lutjet e shumta që bëhen për mua në shtëpi si edhe për lutjet e mia, nuk do të mund të kisha pasur sukses.”27

Plaku Jozef Filding Smith u lirua me nder nga misioni i tij më 20 qershor 1901. Gjatë dy viteve të shërbimit me zell “ai nuk pati as edhe një të kthyer në besim, nuk pati mundësi të kryente as edhe një pagëzim, megjithëse e konfirmoi anëtar të Kishës një të kthyer në besim”28. Megjithatë, ai dhe shokët e tij të misionit kishin mbjellë farat e ungjillit për pranimin e tij, duke ndihmuar shumë njerëz të gjenin paqe e kuptueshmëri më të madhe; dhe ai vetë ishte rritur si nxënës e mësues i ungjillit dhe si udhëheqës i priftërisë.

Shtëpi e Re dhe Përgjegjësi të Reja

Jozefi arriti në Solt-Lejk-Siti më 9 korrik 1901. Pasi kaloi disa ditë me familjen e Luisë në Ogden, Jozefi dhe Luia u kthyen në shtëpinë e tyre me familjen Smith dhe rifilluan jetën e tyre së bashku. Martesa e tyre karakterizohej nga besimi, zelli dhe shërbimi, teksa punonin për të krijuar një shtëpi e familje dhe për të shërbyer në Kishë.

Louie Shurtliff Smith, President Joseph Fielding Smith’s first wife, in a white dress with her hair pulled back.

Lui Shërtlif Smith

Shpejt pasi u kthye në shtëpi, Jozefi filloi të kërkonte punë që të mund të mbështeste familjen e tij. Me ndihmën e një anëtari të familjes, siguroi një punë të përkohshme te zyra e nëpunësit të kontesë së Solt-Lejkut. Rreth pesë javë më vonë, pranoi një pozicion në zyrën e Historianit të Kishës. Ndërsa mësoi më shumë rreth historisë së Kishës, ai u bë edhe më i ndërgjegjshëm rreth njerëzve që përpiqeshin të diskreditonin Kishën dhe udhëheqësit e saj. Ai punoi pa lodhje për të siguruar të dhënat në mbrojtje të Kishës. Ky qe fillimi i një shërbimi që do të ishte bekim për Kishën në vitet e ardhshme.

Në pranverën e vitit 1902, Luia qe shtatzënë. Ajo dhe Jozefi qenë mirënjohës për apartamentin e tyre të vogël, por shpresonin të ndërtonin vetë shtëpinë e tyre. Punësimi i sigurt i Jozefit u mundësoi të fillonin të planifikonin [në këtë drejtim]. Ata pajtuan një ndërmarrje ndërtimi dhe planifikuan që Jozefi të bënte vetë një pjesë të madhe të punës, duke zvogëluar kështu shpenzimet. Fëmija i tyre i parë, një vajzë me emrin Jozefinë, u lind në shtator 1902 dhe ata u zhvendosën në shtëpinë e tyre të re rreth 10 muaj më vonë. Në 1906-n, pasi Luia kaloi një shtatzëni të vështirë, ata mirëpritën një vajzë tjetër në shtëpinë e tyre dhe e quajtën Xhulina.

Jozefi qe gjithmonë i gatshëm të merrte pjesë në punën e Zotit për shpëtim dhe iu dhanë shumë mundësi për ta bërë këtë. Në vitin 1902, u thirr të shërbente si një prej presidentëve të kuorumit të njëzetekatërtë të të shtatëdhjetëve, përfshirë në detyra si udhëzues i kuorumit. (Në atë kohë, Kisha kishte mbi 100 kuorume të të shtatëdhjetëve. Anëtarët e atyre kuorumeve nuk ishin Autoritete të Përgjithshme.) Jozefi u thirr edhe që të shërbente në këshillin e përgjithshëm të Shoqatës së Përmirësimit Reciprok të Të Rinjve. Ai u shugurua prift i lartë nga i vëllai, Hajrëmi, anëtar i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve. Në konferencën e përgjithshme të prillit 1906, ai u mbështet si Ndihmës i Historianit të Kishës dhe janarin në vijim u caktua në një komitet të veçantë, qëllimi i të cilit qe “të përgatiste të dhënat për mbrojtjen e kishës kundër sulmeve të bëra nga armiqtë e saj”29.

Kur i ati i Jozefit po shërbente si President i Kishës, Jozefi shpesh e ndihmoi me letërkëmbimin dhe detyra të tjera administrative dhe me raste e shoqëroi të atin në detyra të Kishës. Madje një herë Jozefi udhëtoi në vend të Presidentit Smith. Ai shënoi: “Shkova në Brigam-Siti [të Jutas] me kërkesë të tim eti për të përkushtuar shtëpinë e mbledhjeve të Lagjes së Dytë në Brigam-Siti. Ata kishin shumë dëshirë që ta bënte Presidenti Jozef F. Smith lutjen përkushtuese, por ngaqë po vuante nga një e ftohtë e rëndë, më dërgoi mua në vend të vetes.” Kur presidenti i kunjit dhe peshkopi takuan Jozefin në stacionin e trenit, nuk qenë të lumtur të shihnin atë.30 Presidenti i kunjit thuhet të ketë thënë: “Më vjen për të qarë. Ne po prisnim Presidentin e Kishës dhe na erdhi një djalë në vend të tij.” Sipas një rrëfimi të ngjarjes, Jozefi në përgjigje përdori të njëjtat fjalë me mençuri: “Edhe mua më vjen për të qarë”31.

Megjithëse shumë prej detyrave të Kishës që i qenë caktuar Jozefit e largonin nga shtëpia, ai dhe Luia gjetën kohë të shërbenin edhe së bashku dhe të gëzonin në shoqërinë e njëri-tjetrit. Në shënimin e tij të datës 1 nëntor 1907 në ditar, ai shkroi: “Pjesën më të madhe të ditës e kalova me Luinë në Tempullin e Solt-Lejkut, një prej ditëve më të lumtura të jetës sonë dhe më e dobishmja për ne”32.

Sfidat dhe Bekimet

Jozefi i la mënjanë shumë prej përgjegjësive të tij të Kishës në mars 1908, duke ndier nevojën të qëndronte në shtëpi me Luinë sa më shumë të qe e mundur. Ajo po vuante nga një sëmundje e rëndë dhe e pandërprerë, e lidhur me fazat e hershme të shtatzënisë së saj të tretë. Pavarësisht lutjeve, bekimeve të priftërisë, kujdesit plot shqetësim nga bashkëshorti i saj dhe përkujdesjes së vëmendshme të mjekëve, ajo vazhdoi të përkeqësohej. Ajo ndërroi jetë më 30 mars.

Në hidhërimin e tij, Jozefi shkroi: “Gjatë këtij muaji, që ka qenë muaj i një meraku dhe shqetësimi të vazhdueshëm për mua, kam kaluar sfida e përvoja nga më të thellat e më të dhimbshmet. Dhe gjatë gjithë kësaj, jam mbështetur te Zoti për forcë dhe ngushëllim. Pasi vuajti për tri ose katër javë prej dhembje më të rëndë dhe pas një sëmundje që zgjati për një periudhë prej afro dy muajsh, bashkëshortja ime e dashur u çlirua nga vuajtja e saj … dhe u largua nga unë dhe foshnjat tona të çmuara, në një botë më të mirë, ku ne presim me durim e dhembje të kemi [atë] takim që do të jetë më i lavdishmi.” Jozefi tha se bashkëshortja e tij “vdiq e fortë në besim dhe e vërtetë ndaj çdo parimi të ungjillit”33.

Jozefi shpejt u mbingarkua me detyrën e rritjes së dy vajzave të vogla në një shtëpi pa nënë. Prindërit e ftuan familjen e re të jetonte me ta. Edhe me këtë ndihmë, vejani e kuptoi që fëmijët e tij të vegjël kishin nevojë për kujdesin e një nëne të dashur.

Portrait of Ethel Smith, Joseph Fielding Smith's second wife.

Ethël Rejnolds Smith

Ashtu siç veproi me të gjitha vendimet e rëndësishme, Jozefi e bëri këtë problem një çështje lutjeje të sinqertë. Ethël Xhorxhina Rejnolds, nëpunëse në zyrën e Historianit të Kishës, qe përgjigjja e lutjeve të tij. Jozefi e ftoi t’i bashkohej atij dhe bijave të tij në një shëtitje në park më 6 korrik 1908. Shëtitja qe e suksesshme, ndërsa që të katërt u kënaqën në shoqërinë e njëri-tjetrit. Dhjetë ditë më vonë, Jozefi dhe Ethëli gëzuan në një takim së bashku, pa fëmijët, dhe shpejt pas kësaj u fejuan për t’u martuar.

Ethëli dhe Jozefi u vulosën në Tempullin e Solt-Lejkut më 2 nëntor 1908. Vite më vonë në një letër drejtuar Ethëlit, Jozefi shkroi: “Ti nuk e di se sa shpesh e kam falënderuar Zotin që nuk gabova kur pata nevojë për një shoqe. Ti u dërgove tek unë.”34 Përveçse qe një shoqe e dashur për Jozefin, Ethëli shpejt u bë nënë e dytë për Jozefinën dhe Xhulinën.

Shërbimi si Anëtar i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve

Pak përpara konferencës së përgjithshme të prillit 1910, Presidenti Xhon R. Uinder, Këshilltar i Parë në Presidencën e Parë, ndërroi jetë. Plaku Xhon Henri Smith, i cili kishte shërbyer në Kuorumin e Të Dymbëdhjetëve, u thirr të shërbente në Presidencën e Parë, duke lënë një vend bosh në Kuorumin e Të Dymbëdhjetëve. Presidenca e Parë dhe Kuorumi i Të Dymbëdhjetëve u takuan në Tempullin e Solt-Lejkut për të diskutuar mbi burrat që do të cilësoheshin për të plotësuar atë vend bosh. Pasi u këshilluan së bashku për rreth një orë, ata nuk qenë në gjendje të “arrinin një vendim unanim mbi këtë çështje. Së fundi, Presidenti Jozef F. Smith u tërhoq mënjanë vetëm në një dhomë dhe u gjunjëzua në lutje për drejtim. Kur u kthye, disi me ngurrim ai u kërkoi të 13 vëllezërve të tjerë nëse do të ishin të gatshëm ta merrnin parasysh birin e tij Jozef Filding Smith të Riun për këtë pozitë. Ai tha se qe ngurrues ta jepte këtë sugjerim, pasi i biri, Hajrëmi, qe tanimë anëtar i këshillit dhe biri i tij, Dejvid, qe Këshilltar në Peshkopatën Kryesuese. Ai druhej se anëtarët e Kishës do të ishin të pakënaqur po të kishin një tjetër prej bijve të tij të caktuar si autoritet të përgjithshëm. Prapëseprapë ai u ndje i frymëzuar që t’u jepte emrin e Jozefit për ta marrë në shqyrtim. Burrat e tjerë u dukën menjëherë mirëpritës për sugjerimin dhe e mbështetën Presidentin Smith në të.

“Me sa duket, Presidenti Smith i tha me mirëbesim për zgjedhjen e Jozefit, nënës së tij [të Jozefit] përpara shpalljes në konferencë. Motra e Jozefit, Idith S. Petrik tha: ‘Më kujtohet që nëna na tha se në 1910-n, babai erdhi në shtëpi nga mbledhja e tij e këshillit në tempull dhe dukej shumë i shqetësuar. Kur e pyeti se çfarë e shqetësonte, ai tha se Jozefi qe zgjedhur si një prej të Dymbëdhjetëve. Ai tha se vëllezërit unanimisht kishin zgjedhur atë dhe tha se tani ai, si president, do të kritikohej rëndë që e kishte bërë të birin apostull. Nëna i tha të mos shqetësohej as edhe një çast për atë që mund të thoshin njerëzit. Ajo e dinte se Zoti e kishte zgjedhur atë dhe tha se e dinte që do të vepronte mirë në thirrjen e tij.’

… Në atë kohë, qe zakon të mos lajmërohej personi i zgjedhur që përpara, por përkundrazi të lihej ta dëgjonte funksionin e tij kur emri t’i lexohej në konferencë për votën mbështetëse. Kështu ndodhi që kur Jozef Filding u nis për në konferencë më 6 prill 1910, ai nuk kishte dijeni që ishte përzgjedhur.” Teksa hyri në Tabernakull, një punonjës i tha: “Po mirë Jozef, kush do të jetë apostulli i ri?” Ai u përgjigj: “Nuk e di. Por nuk do të jesh ti dhe nuk do të jem unë!”

Pak përpara se të lexohej emri i anëtarit më të ri të Kuorumi të Të Dymbëdhjetëve, Jozefi ndjeu një nxitje nga Shpirti që emri i tij mund të shpallej [si Apostulli i ri]. Prapëseprapë, ai më vonë u shpreh se kur u tha emri i tij: “Isha aq i befasuar dhe i habitur sa me zor mund të flisja”.

Më vonë atë ditë, shkoi në shtëpi për t’i treguar lajmin Ethëlit, e cila nuk kishte qenë në gjendje të merrte pjesë në mbledhje. Ai filloi duke thënë: “Mendoj që do të na duhet të shesim lopën. Nuk kam më kohë të kujdesem për të!”35

Gjatë 60 viteve të tija si anëtar i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, Jozef Filding Smithi pa shumë ndryshime në botë. Për shembull, kur u thirr për të qenë apostull, shumë njerëz ende përdornin kalin dhe karrocën si mjet të tyre të parë transporti. Në fund të shërbimit të tij në kuorum, ai shpesh udhëtonte me avion reaktiv për detyrat që i ngarkoheshin.

Group portrait of the Quorum of the Twelve Apostles in 1921. Included are: (left to right) seated: Rudger Clawson, Reed Smoot, George Albert Smith, George F. Richards, Orson F. Whitney, David O. McKay, standing: Joseph Fielding Smith, James E. Talmage, Stephen L. Richards, Richard R. Lyman, Melvin J. Ballard and John A. Widtsoe.

Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve në vitin 1921. Plaku Jozef Filding Smith qëndron majtas, në anë.

Plaku Smith mbajti shumë pozicione mirëbesimi dhe përgjegjësie ndërsa shërbeu si anëtar i Kuorumit të Të Dymbëdhjetëve. Gjatë tetë viteve të para të shërbesës së tij si Apostull, ai shërbeu në mënyrë jozyrtare si sekretar për të atin. Ai shërbeu në këtë thirrje derisa i ati ndërroi jetë në nëntor 1918. Në këtë funksion, Jozef Filding Smithi veproi si shkrues kur i ati i diktoi vegimin e shlyerjes së të vdekurve, që tani gjendet te Doktrina e Besëlidhje 138.

Plaku Smith shërbeu si Ndihmës i Historianit të Kishës, si Historian i Kishës për pothuaj 50 vjet, si këshilltar në presidencën e Tempullit të Solt-Lejkut, si president i Tempullit të Solt-Lejkut, si president i Utah Genealogical and Historical Society [Shoqërisë Gjenealogjike dhe Historike të Jutës], si botuesi i parë dhe administrator biznesi për Utah Genealogical and Historical Magazine [Revistën Gjenealogjike dhe Historike të Jutas] dhe si kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Këshillit të Kishës për Arsimim. Ai shërbeu edhe si kryetar i Komitetit të Botimeve të Kishës, detyrë e cila kërkonte që të lexonte mijëra faqe dorëshkrimesh para se të përgatiteshin si manuale mësimi dhe botime të tjera të Kishës.

Ai u veçua si President Veprues i Kuorumit të Të Dymbëdhjetëve më 6 tetor 1950 dhe shërbeu në këtë funksion deri më prill 1951, kur u veçua si President i Kuorumit të Të Dymbëdhjetëve. Ai shërbeu në këtë funksion nga prilli 1951 deri në janar 1970, kur u bë President i Kishës. Nga viti 1965 deri në vitin 1970, shërbeu edhe si Këshilltar në Presidencën e Parë ndërsa vijonte në përgjegjësitë e tij si President i Kuorumit të Të Dymbëdhjetëve.

Një Shërbesë me Paralajmërime të Ashpra dhe Falje të Ëmbël

Në fjalimin e tij të parë në konferencën e përgjithshme, Plaku Jozef Filding Smith i foli drejtpërdrejtë kujtdo që do të “ngr[inte] zërin kundër veprimeve të autoriteteve që kryesojnë Kishën”. Ai dha këtë deklaratë të ashpër: “Dëshiroj të ngre zërin e paralajmërimit për të gjithë këta njerëz që mbajnë anëtarësinë në Kishë dhe u them që është më mirë që të pendohen e të rikthehen te Zoti, ose përndryshe do t’u vijnë gjykimet e Tij, ose përndryshe do të humbasin besimin dhe do të largohen nga e vërteta”36.

Gjatë gjithë shërbesës së tij, ai vijoi të ngrinte zërin e paralajmërimit. Një herë ai tha: “Kam menduar se ka qenë misioni im, pasi, mendoj, isha aq i nxitur nga Shpirti i Zotit në udhëtimet e mia në kunjat e Sionit, sa t’u thosha njerëzve që dita e pendimit është tani. … Ndiej se është misioni im që t’i thërras në pendim dhe që t’i ftoj njerëzit t’i shërbejnë Zotit.”37

Kjo qasje shumë serioze e praktike dhe e drejtpërdrejtë ndaj mësimdhënies u zbut prej mirësisë dhe dashamirësisë. Plaku Bojd K. Paker e dëshmoi këtë në një mbledhje, kur Jozef Filding Smithi qe kryetar i Komitetit Misionar të Kishës. “U paraqit një raport lidhur me një aksident që përfshinte dy pleq [eldra] misionarë në një makinë që qe pronë e Kishës. Një shitës i moshuar perimesh e kishte ngarë kamionin e tij pa ndaluar para shenjës së ndalimit. Makina e misionarëve u përplas direkt në anë të tij dhe u shkatërrua plotësisht. Shoferi i kamionit u gjobit nga policia. Ai nuk kishte siguracion. Fatmirësisht, asnjë prej misionarëve nuk u lëndua seriozisht.

Presidenti Smith qëndroi në heshtje ndërsa anëtarët e komitetit merrnin në shqyrtim çështjen. Pas disa diskutimesh ata e udhëzuan drejtorin administrativ të Departamentit Misionar që të pajtonte një përfaqësues ligjor dhe ta çonte çështjen në gjyq.

Vetëm atëherë u pyet Presidenti Smith nëse qe dakord me atë mënyrë veprimi. Me qetësi ai tha: ‘Po, mund të veprojmë kështu. Dhe nëse bëjmë një përpjekje të zellshme, mund të arrijmë madje t’ia marrim kamionin të varfrit burrë; pastaj si do ta përballonte jetesën ai?’

‘Ne vështruam njëri-tjetrin, disi të turpëruar’, tha Presidenti Paker. ‘Pastaj vendosëm që Kisha të blinte një makinë tjetër për punën misionare, të vazhdonte me punën e vet dhe të mos e çonte çështjen në gjyq’.”38

“Një Bashkëshort dhe Baba i Mirë e i Dashur”

Kur Plaku Smith u thirr të shërbente si apostull, ai kishte tre fëmijë: Jozefinën e Xhulinën dhe fëmijën e parëlindur të Ethëlit, Emilinë. Shtatë muaj më vonë, familja mirëpriti një vajzë tjetër. Ethëli dhe Jozefi e quajtën Naomi. Për shkak të ndërlikimeve gjatë lindjes, Naomit iu desh të luftonte për të jetuar dhe familja druhej që nuk do të jetonte gjatë. Por, siç tha i ati më vonë, “pasi u duk se nuk kishte më frymë në trupin e saj, [ajo] u shpëtua nga fuqia [e] lutjes dhe administrimit për të sëmurët nga priftëria”39. Më vonë, Ethëli lindi shtatë fëmijë të tjerë: Loisin, Amelian, Jozefin, Ljuisin, Rejnoldsin, Daglasin dhe Miltonin.

Shpesh, detyrat që i caktoheshin Presidentit Smith si Apostull e largonin nga shtëpia për periudha të gjata kohe. Por kur ishte në shtëpi, ai e përqendronte vëmendjen te familja e vet. Bashkëshortja e tij, Ethëli, e përshkruante atë si “një bashkëshort dhe baba [të] mirë e [të] dashur, qëllimi më i madh i të cilit në jetë ishte që ta bënte familjen e vet të lumtur, duke e harruar tërësisht veten në përpjekjet e tij për ta bërë këtë”40.

Fëmijët e familjes Smith habiteshin nga përshtypja që kishin disa njerëz për të atin – si një njeri i rëndë e i rreptë. “Një herë … pasi kishte dhënë një predikim disi të fortë mbi rëndësinë e mbajtjes së fëmijëve nën kontroll siç duhet, një grua e bezdisur [nga kjo] iu qas dy prej vajzave të tij të vogla dhe shprehu keqardhje për to [e tha]: ‘Vë bast që babai ju rreh!’” Në përgjigje të kësaj akuze, vajzat thjesht buzëqeshën. Ato e njihnin të atin shumë më mirë se ajo – ai nuk do t’i lëndonte kurrë. Kur kthehej në shtëpi nga udhëtimet e tij të gjata, “përvojat e tyre ishin të lumtura, që nga çasti që e takonin me padurim në stacionin e trenit derisa i jepnin përsëri me trishtim lamtumirën disa ditë më pas”. Ata luanin lojëra, bënin torta dhe akullore, shkonin në piknik, ngisnin trenin dhe vizitonin kanionet e liqenet aty afër. Kënaqeshin duke dëgjuar histori rreth detyrave të ngarkuara atij nga Kisha kudo nëpër botë.41 Gjithashtu punonin së bashku, duke u marrë me punët e përditshme të shtëpisë.42

Djemtë e Presidentit Smith merreshin me sporte dhe ai merrte pjesë në ndeshjet e tyre kurdo që mundej.43 Atij i pëlqente gjithashtu të luante sporte me ta, veçanërisht hendboll. Ai argëtohej me ta, por përpiqej fort të fitonte. Bijtë e tij, Rejnoldsi dhe Ljuisi, kujtonin rastet kur të dy luanin së bashku kundër të atit. Ai ua linte atyre të zgjidhnin se cilën dorë mund të përdorte ai gjatë lojës. Edhe me një dorë prapa kurrizit, ai gjithmonë “i mundte lehtësisht që të dy”44.

Hidhërim dhe Shpresë

Detyrat e caktuara Plakut Smith larg shtëpisë qenë të vështira për Ethëlin e fëmijët, dhe javët e largësisë ishin edhe të dhimbshme për të. Më 18 prill 1924, ai po udhëtonte me tren për të kryesuar në një konferencë kunji. Në atë kohë, Ethëli ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë, duke dhënë maksimumin për t’u përkujdesur për fëmijët në shtëpi. Në një letër drejtuar asaj, ai tha: “Po mendoj për ty dhe do të doja të isha vazhdimisht me ty në javët në vijim, që të ndihmoja në përkujdesjen për ty”45. Duke menduar për shtëpinë, e mbylli letrën me një poezi që kishte shkruar. Disa prej fjalëve të asaj poezie tani janë në shumë prej librave të himneve të Kishës nën titullin “Does the Journey Seem Long [A Duket i Gjatë Udhëtimi]?”

I gjatë, udhëtimi, a duket,

A i vështirë e i rrëpirët shtegu?

A ka shqopa dhe gjemba përgjatë rrugës?

Gurët e mprehtë, këmbët, a t’i çajnë

Tek orvatesh të ngjitesh

Drejt lartësive mes nxehtësisë së ditës?

Zemrën, a e ke të dobët e të trisht’,

Shpirti yt, i lëshuar a është,

Teksa mundohesh nën barrën e kujdesit?

A duket e rëndë barra

Që je i detyruar të mbash?

A nuk ke ndokënd që barrën të ndash?

Zemrën mos e lejo të t’ligështohet

Tani që udhëtimin fillove;

Është Dikush që thirrje ende të bën.

Ndaj shih lart me gëzim

Dhe mbahu pas dorës së Tij;

Ai do të drejtojë për në lartësitë që janë të reja –

Në një tokë të shenjtë e të pastër,

Ku gjithë vuajtjet përfundojnë,

Dhe jeta jote do të çlirohet nga të gjitha mëkatet,

Ku asnjë lot nuk do të derdhet,

Pasi asnjë hidhërim s’do mbetet.

Dorën e Tij merr dhe hyr bashkë me Të.46

Nga fillimi i vitit 1933, lumturia në shtëpinë Smith qe penguar ndonjëherë nga një “barrë [e rëndë] përkujdesjeje”, siç e kishte shprehur Plaku Smith në poezinë e tij nëntë vjet më parë. Ethëli filloi të vuante nga një “sëmundje e tmerrshme që nuk mund ta kuptonte. Hera-herës ajo qe zhytur në thellësitë e depresionit dhe herë të tjera mendja i vraponte me shpejtësi jashtë kontrolli duke e detyruar trupin e saj të rraskapitur të punonte përherë e më shumë. Dashuria e dhimbsur dhe mbështetja e familjes së saj, lutjet e bekimet, edhe shtrimet në spital nuk u dukën të dobishme.”47 Pas katër vjet vuajtjesh, ajo ndërroi jetë më 26 gusht 1937. Duke shkruar për vdekjen e saj, bashkëshorti i saj në zi shënoi: “Nuk ka grua më të mirë, apo bashkëshorte e nënë më të vërtetë”48. Në thellësitë e dhembje së tij, ai ndjeu njohurinë ngushëlluese që ai dhe Ethël Rejnolds Smithi qenë lidhur së bashku për përjetësitë nga një besëlidhje e shenjtë vulosëse.

Një Miqësi e Re Çon në Martesë

Kur Ethëli ndërroi jetë, pesë fëmijë ende jetonin në shtëpinë Smith. Dy prej tyre shpejt do të largoheshin – Amelia qe fejuar e do të martohej dhe Ljuis po përgatitej të shërbente në një mision kohëplotë. Mbeteshin Rejnoldsi 16-vjeçar, Daglasi 13-vjeçar dhe Miltoni 10-vjeçar. I shqetësuar për këta bij pa nënë, Jozef Filding Smithi meditoi rreth mendimit për t’u martuar sërish.

Me këtë mendim në mendje, Plaku Smith shpejt e përqendroi vëmendjen e tij te Xhesi Ela Evans, një soliste e njohur në Korin Mormon të Tabernakullit. Xhesi kishte kënduar një solo në shërbimet e funeralit të Ethëlit dhe Plaku Smith i kishte dërguar një pusullë për t’i shprehur mirënjohjen e tij. Ajo pusullë kishte çuar në biseda në telefon. Plaku Smith dhe Xhesi nuk e kishin njohur njëri-tjetrin përpara këtyre bisedave, por shpejt u bënë miq të mirë.

Plaku Smith u mendua e u lut me ditë rreth mundësisë që t’i kërkonte Xhesit të martohej me të. Më në fund i shkroi një letër në të cilën linte të kuptohej që do të dëshironte të kishte një miqësi më vetjake me të. Katër ditë më vonë, ai mori guximin t’ia dërgonte letrën personalisht. Ai e dërgoi në qytet, në zyrat e kontesë, ku ajo punonte si protokolliste e kontesë. Më vonë ai shënoi sa vijon në ditarin e tij: “Shkova në zyrën e Protokollistes së Kontesë. … Pata një bisedë me protokollisten, që qe shumë e rëndësishme, dhe i lashë letrën që shkrova.”49 Pas një jave, gjatë së cilës udhëtoi me tren në mbledhjet e konferencës së kunjit, Plaku Smith u kthye në shtëpi dhe u takua sërish me Xhesin.

Me mënyrën e tij tipike të drejtpërdrejtë, Plaku Smith shkroi në ditarin e tij: “U takova me Zonjushën Xhesi Evans dhe pata [një] bisedë të rëndësishme me të”. Me ndjenja të përbashkëta admirimi, ata planifikuan që ai të takonte nënën e Xhesit dhe që Xhesi të takonte fëmijët e tij. Më pak së një muaj më vonë, më 21 nëntor 1937, ajo pranoi unazën e fejesës. Të dy u vulosën në Tempullin e Solt-Lejkut më 12 prill 1938, nga Presidenti Hiber J. Grant, Presidenti i shtatë i Kishës.50

Plaku Frensis M. Gibons, që shërbente si sekretar për Presidencën e Parë kur Presidenti Smith qe President i Kishës, e përshkroi [kështu] marrëdhënien mes Jozef Filding Smithit dhe Xhesi Evans Smithit: “Pavarësisht një diference prej njëzetegjashtë vjetësh në moshë dhe ndryshimeve në temperament, formim kulturor e kualifikim, Jozef Filding dhe Xhesi Evans Smithi pajtoheshin mrekullisht me njëri-tjetrin. Ajo ishte një person i hapur e miqësor, plot gaz e humor të mirë, që i gëzohej popullaritetit të vëmendjes së publikut. Në anën tjetër, Jozefi qe njeri i tërhequr, i qetë e i mbyllur, dinjitoz e i veçuar, i cili gjithmonë dukej disi jo rehat në një ambient publik dhe që kurrë nuk përpiqej ta tërhiqte vëmendjen te vetja. Gjëja që i bashkonte në një marrëdhënie të afërt këto dy personalitete shumë të ndryshme qe dashuria e çiltër dhe respekti që kishin për njëri-tjetrin.”51 Kjo dashuri e ky respekt iu shpreh nënës së Xhesit, Zhanetë Buhanan Evans, me të cilën Xhesi kishte jetuar deri para martese. Motra Evans u bashkua me të bijën e jetoi në shtëpinë Smith dhe e ndihmoi të kujdesej për fëmijët.

President Joseph Fielding Smith Jr. and Sister Jessie Ella Evans Smith sitting together at a piano.

Jozef Filding Smithi dhe Xhesi Evans Smith pranë pianos

Shërbesa ndaj një Bote të Trazuar

Motra e re Smith, e cila thirrej Teto Xhesi nga fëmijët dhe nipërit e mbesat e Plakut Smith, shpesh bashkohej me bashkëshortin e saj kur udhëtonte për në konferenca kunji. Udhëheqësit vendorë shpesh e ftonin të këndonte në mbledhje dhe me raste ajo e nxiste bashkëshortin e saj që të këndonte një duet me të. Në vitin 1939, Presidenti Hiber J. Grant i caktoi Plakun dhe Motrën Smith që të udhëtonin nëpër të gjitha misionet e Kishës në Europë.

Megjithëse Lufta II Botërore ende nuk kishte nisur kur çifti Smith arriti në Europë, tensionet mes kombeve qenë në rritje. Më 24 gusht, ndërsa çifti Smith qe në Gjermani, Presidenca e Parë e udhëzoi Plakun Smith që të sigurohej që të gjithë misionarët në Gjermani të shpërnguleshin në vende asnjanëse. Ai e bashkërendoi punën e tij nga Kopenhaga e Danimarkës. Gjatë këtij transferimi misionarësh, Uollis Toronto, presidenti i misionit në Çekosllovaki, e pa të detyrueshme ta dërgonte gruan e tij, Martën, dhe fëmijët e tyre në Kopenhagë për siguri. Ai qëndroi pas për të siguruar shpërnguljen e sigurt të katër misionarëve që ishin mbajtur në arrest. Kaluan ditë pa asnjë komunikim nga ana e tyre. Më vonë Marta kujtoi:

“Më në fund erdhi dita kur të gjithë trenat, anijet e barkat po bënin udhëtimet e tyre të fundit të shkurtra nga Gjermania dhe ne u lutëm që Uolli [Presidenti Toronto] dhe katër misionarët e tij të rinj për të cilët qe përgjegjës, të ishin në anijen e fundit kur të nisej drejt portit mëmë. Duke më parë se sa e shqetësuar isha dhe se si mërzitesha gjithmonë e më shumë pas çdo minute [që kalonte], Presidenti Smith erdhi tek unë, hodhi krahun e tij mbrojtës rreth shpatullave të mia dhe tha: ‘Motra Toronto, kjo luftë nuk do të fillojë derisa Vëllai Toronto dhe misionarët e tij të arrijnë në këtë tokë të Danimarkës’. Ndërsa dita vijoi drejt muzgut të mbrëmjes, mbërriti një telefonatë. … Qe Uolli! Që të pestë kishin dalë nga Çekosllovakia me Përfaqësinë Diplomatike Britanike në një tren të veçantë që qe dërguar për ta, kishin hipur në anijen e fundit nga Gjermania dhe tani ishin në breg[un] [e Danimarkës] duke pritur për mjete transporti drejt Kopenhagës. Lehtësimi dhe lumturia që u ndje në shtëpinë e misionit dhe mes 350 misionarëve, qe si të largohej një re e zezë e të dilte dielli.”52

Plaku Smith i qe mirënjohës popullit të Danimarkës, që pranuan në vendin e tyre aq shumë misionarë të shpërngulur. Kur shpërtheu lufta, ai profetizoi që për shkak të bujarisë së tyre, populli danez nuk do të vuante nga mungesa e ushqimit gjatë luftës. Vite më pas, “populli i Danimarkës i kishte mbijetuar luftës më mirë sesa popujt e çdo kombi tjetër europian. Madje, shenjtorët danez u kishin dërguar paketa ndihme shenjtorëve të ditëve të mëvonshme në Holandë dhe Norvegji të cilët ishin në gjendje të keqe. Anëtarësia në Kishë qe rritur në mënyrë të qëndrueshme dhe fletët e të dhjetës ishin më shumë se dyfishuar në Misionin Danez. … Shenjtorët danez e konsideruan situatën e tyre një përmbushje të drejtpërdrejtë të profeci[së] që kishte bërë Plaku Jozef Filding Smith.”53

Kur filloi lufta, Plaku Smith organizoi shpërnguljen e 697 misionarëve amerikanë që shërbenin në Europë. Për shkak se disa misionarë kishin shërbyer si udhëheqës distrikti dhe dege, Plaku Smith ia kaloi ato përgjegjësi udhëheqëse anëtarëve vendorë. Pas përmbushjes së këtyre detyrave, Plaku Smith lundroi drejt Shteteve të Bashkuara me Xhesin. Ata morën një tren nga Nju-Jorku dhe arritën në shtëpi shtatë muaj pasi ishin nisur.

Megjithëse Plaku Smith qe i lumtur që misionarët amerikanë qenë në gjendje të ktheheshin të sigurt në shtëpitë e tyre, ai shprehu shqetësim për njerëzit e pafajshëm të përfshirë tashmë në tragjedinë e luftës në vendlindjet e tyre. Ai shkroi: “Zemra më dëshpërohej sa herë që mbanim mbledhje dhe takonim duart me njerëzit në fund të saj. Ata të gjithë na përshëndetnin ngrohtësisht, dhe [miqësia] e tyre kishte domethënie më të madhe për mua nga sa ndoshta mendonin ata. Disa prej tyre derdhnin lot dhe thoshin se prisnin andralla të mëdha e se nuk do të takoheshim kurrë sërish në këtë jetë. Tani ndihem keq për ta dhe lutem çdo ditë që Zoti do t’i mbrojë përmes kësaj periudhe të tmerrshme.”54

Djali i Plakut Smith, Ljuis, që qe në Angli kur filloi Lufta II Botërore, qe pjesë e grupit të fundit të misionarëve që u kthyen në shtëpi.55 Rreth dy vjet e gjysmë më vonë, Ljuisi e kapërceu sërish Oqeanin Atlantik, këtë herë për të shërbyer në ushtri. “Kjo situatë na solli të gjithëve trishtim”, shkroi Plaku Smith. “Është turp që të pastrit dhe të drejtët detyrohen të marrin pjesë në një konflikt të përmasave botërore, për shkak të ligësisë së njerëzve.”56

Më 2 janar 1945, Plaku Smith mori një telegram që e informonte se i biri ishte vrarë gjatë shërbimit ushtarak për vendin e tij. Ai shkroi: “Këto fjalë na erdhën si tronditje e rëndë pasi kishim pasur shumë shpresë që shpejt do të kthehej në Shtetet e Bashkuara. Ne kishim ndier se ai do të mbrohej duke qenë se, më parë, i kishte shpëtuar disa herë rrezikut. Qe e vështirë për ne të kuptonim si mund të ndodhte kjo gjë. … Megjithëse lajmi është i vështirë për t’u pranuar, ne kemi paqen dhe lumturinë që e dimë se ai qe i pastër dhe pa veset aq të përhapura në botë e të hasura në ushtri. Ai ishte i vërtetë ndaj besimit të tij dhe është i denjë për ringjalljen e lavdishme, kur të ribashkohemi sërish.”57

Një Mësues e Udhëheqës i Mirëbesuar

Si anëtar i Kuorumit të Të Dymbëdhjetëve, Jozef Filding Smithi shpesh doli para shenjtorëve të ditëve të mëvonshme për t’u dëshmuar për Jezu Krishtin, për të dhënë mësim ungjillin e rivendosur dhe për t’i thirrur njerëzit në pendim. Ai dha mbi 125 predikime në konferenca të përgjithshme, mori pjesë në mijëra konferenca kunji dhe foli në ngjarje të tilla si konferenca të gjenealogjisë dhe transmetime në radio. Ai dha mësim edhe përmes shkrimeve të tij. Për shumë vite ai shkroi një artikull të veçantë në revistën e Kishës Improvement Era [Epoka e Përmirësimit], duke iu përgjigjur pyetjeve të bëra nga lexuesit. Ai shkroi edhe artikuj të tjerë për revistat e Kishës dhe seksionin mbi Kishën në Deseret News [Lajmet Deseret]. Gjatë shërbesës së tij si Apostull, nga viti 1910 deri në 1972-in, shkrimet e tij u botuan në 25 libra, përfshirë Essentials in Church History [Bazat e Historisë së Kishës], Doctrines of Salvation [Doktrinat e Shpëtimit], Church History and Modern Revelation [Historia e Kishës dhe Zbulesa Moderne], dhe Answers to Gospel Questions [Përgjigje ndaj Pyetjeve të Ungjillit].

Duke dëgjuar predikimet e tij dhe duke lexuar shkrimet e tij, anëtarët e Kishës arritën të mirëbesonin në Presidentin Smith si studiues të ungjillit. Për më tepër, ata mësuan t’i mirëbesonin Zotit e ta ndiqnin Atë. Siç tha Presidenti N. Eldon Taner, Jozef Filding Smithi “ka ndikuar në jetën e qindra mijërave njerëzve ndërsa jetoi e dha mësim me fjalë e shkrim çdo parim të ungjillit. Ai nuk la asnjë dyshim në mendjen e kujtdo, që e dinte se Perëndia është një Perëndi i gjallë dhe se ne jemi fëmijët e Tij shpirtërore, që Jezu Krishti është Biri i Vetëmlindur i Perëndisë në mish; se dha jetën e Tij për ne që të mund të gëzojmë pavdekshmërinë; dhe se duke e pranuar e jetuar ungjillin mund të gëzojmë jetën e përjetshme.”58

Plaku Brus R. Mek-Konki vuri në dukje:

“Jeta dhe vepra e Presidentit Jozef Filding Smith u karakterizuan nga tri gjëra:

1. Dashuria e Tij për Zotin dhe besnikëria e plotë dhe e palëkundur me të cilën synoi ta tregonte atë dashuri me anë të mbajtjes së urdhërimeve të Tij dhe bërjes përherë të atyre gjërave që do t’i pëlqenin Zotit.

2. Besnikëria e tij ndaj Profetit Jozef Smith dhe të vërtetave të përjetshme të rivendosura përmes tij; ndaj gjyshit të tij, Patriarkut Hajrëm Smith, … [që] pati një vdekje prej martiri; dhe ndaj të atit, Presidentit Jozef F. Smith, emri i të cilit mbahet përjetë në mbretërinë çelestiale si njeri që duroi me trimëri në kauzën e Atij, gjaku i të cilit u derdh që ne të mund të jetojmë.

3. Vetë të mësuarit e tij për ungjillin dhe kuptueshmëria e tij shpirtërore; vetë zelli i tij i patundur si predikues i drejtësisë; dhe vetë puna e tij në ushqyerjen e të uriturit, në veshjen e të zhveshurit, në të vizituarit e të vesë e jetimit dhe shpalljen e fesë së pastër me parime si dhe me shembull.”59

Vëllezërit e Presidentit Smith në Kuorumin e Të Dymbëdhjetëve e shikonin si udhëheqës të urtë e të dhembshur. Në festimin e ditëlindjes së tij të 80-të, anëtarët e tjerë të Kuorumit të Të Dymbëdhjetëve dhanë një homazh për të. Si pjesë të atij kushtimi, ata thanë:

“Ne që punojmë në Këshillin e Të Dymbëdhjetëve, nën udhëheqjen e tij, kemi pasur mundësi ta shohim fisnikërinë e vërtetë të karakterit të tij. Çdo ditë ne shohim fakte të vazhdueshme të kuptueshmërisë së tij dhe të vëmendjes së tij të kujdesshme ndaj bashkëpunëtorëve të tij në plotësimin e detyrave tona dhe në bashkërendimin e përpjekjeve tona me qëllim që puna e Zotit të mund të bëjë përpara. Ne vetëm urojmë që e gjithë Kisha të mund ta ndiejë butësinë e shpirtit të tij dhe shqetësimin e tij të madh për mirëqenien e fatkeqit dhe të atyre në vuajtje. Ai i do të gjithë shenjtorët dhe kurrë nuk pushon së luturi për mëkatarin.

Me qartësi të mrekullueshme, ai duket të ketë vetëm dy njësi matëse për ndihmë në marrjen e vendimeve përfundimtare. Cilat janë dëshirat e Presidencës së Parë? Çfarë është më e mira për mbretërinë e Perëndisë?”60

President i Kishës

Në një mëngjes shabati, më 18 janar 1970, jeta në vdekshmëri e Presidentit Dejvid O. Mek-Kei përfundoi. Përgjegjësia e udhëheqjes së Kishës tani qëndronte mbi Kuorumin e Dymbëdhjetë Apostujve, me 93-vjeçarin Jozef Filding Smith si President i tyre.

Më 23 janar 1970, Kuorumi i Të Dymbëdhjetëve u takua dhe e mbështeti zyrtarisht Presidentin Smith në thirrjen e tij si President të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. President Smithi zgjodhi Harold B. Linë si Këshilltar të Parë dhe N. Eldon Tanerin si Këshilltar të Dytë. Pastaj të tre burrat u veçuan për të plotësuar përgjegjësitë e tyre të reja.

Joseph Fielding Smith standing between his two counselors in the First Presidency, Harold B. Lee and N. Eldon Tanner.

Presidenti Jozef Filding Smithi dhe Këshilltarët e tij në Presidencën e Parë: Presidenti Harold B. Li (në qendër) dhe Presidenti N. Eldon Taner (djathtas)

Plaku Ezra Taft Benson, i cili qe i pranishëm në atë mbledhje, kujtoi: “Ne patëm një shpirt të jashtëzakonshëm bashkimi në mbledhjen tonë dhe një shfaqje të mrekullueshme të dashurisë kur vëllezërit vunë krahët e tyre rreth njëri-tjetrit ndërsa udhëheqja e re zgjidhej dhe veçohej”61.

Plaku Bojd K. Paker dha dëshminë e tij vetjake për thirrjen e Presidentit Smith:

“U largova nga zyra një pasdite të premteje duke menduar rreth detyrës për konferencën e fundjavës. Prita që ashensori të zbriste nga kati i pestë.

Ndërsa dera e ashensorit u hap qetësisht, aty qëndronte Presidenti Jozef Filding Smith. Pati një çast habie kur e pashë, meqë zyra e tij është kate më poshtë.

Ndërsa e pashë të qëndronte te dera, më erdhi një dëshmi e fuqishme – aty qëndron profeti i Perëndisë. Ai zë i ëmbël i Shpirtit që është i ngjashëm me dritën, që ka një farë lidhje me inteligjencën e pastër, më pohoi se ai ishte profeti i Perëndisë.”62

Nën udhëheqjen e Presidentit Smith, Kisha vazhdoi të rritej. Për shembull, u krijuan 81 kunje, përfshirë kunjet e para në Azi e Afrikë dhe anëtarësia e Kishës e kaloi 3 milionëshin. U përkushtuan dy tempuj – në Ogden të Jutas dhe në Provo të Jutas.

Edhe ndërsa kisha rritej në mbarë botën, Presidenti Smith theksoi rëndësinë e shtëpive dhe familjeve më vete. Ai u kujtoi shenjtorëve të ditëve të mëvonshme që “në të vërtetë organizimi i Kishës ekziston për ta ndihmuar familjen dhe anëtarët e saj që të arrijnë ekzaltimin”63. Ai dha mësim: “Familja është organizata më e rëndësishme për kohën apo përjetësinë. … Vullneti i Zotit është që të forcohet dhe të ruhet njësia familjare.”64 Në përpjekje për të forcuar familjet dhe individët, Kisha vendosi theks më të madh te mbrëmja familjare, një program që ishte nxitur që nga viti 1909, kur babai i Presidentit Smith qe President i Kishës. Nën udhëheqjen e Presidentit Jozef Filding Smith, të hënat u caktuan zyrtarisht për mbrëmjen familjare. Në ato mbrëmje, nuk duheshin mbajtur mbledhje të Kishës dhe ndërtesat vendore të Kishës duhet të mbylleshin.

Pavarësisht moshës së tij të thyer, Presidenti Smith iu qas thirrjes së tij me përulësi fëmijërore dhe energji rinore. Gjatë dy viteve e pesë muajve që shërbeu si profet, shikues e zbulues i Kishës, shenjtorët e ditëve të mëvonshme nëpër botë u frymëzuan nga mesazhet e tij.

Ai shpalli se “ne jemi fëmijë shpirtërorë të Perëndisë, Atit tonë”65 dhe se “duhet të besojmë në Krisht dhe ta përputhim jetën tonë me të Tijën”66. Ai dëshmoi se Jozef Smithi “e kishte parë dhe kishte qëndruar në praninë e vërtetë të Perëndisë, Atit, dhe të Birit të Tij, Jezu Krishtit”67 dhe u bë “zbuluesi i njohurisë së Krishtit dhe i shpëtimit për botën për këtë kohë e brez”68.

Ai i nxiti shenjtorët “të braktisin mënyrat e shumta [të veprimit] të botës”69, por që t’i donin të gjithë njerëzit në botë – “të shohim atë që është e mirë te njerëzit megjithëse po përpiqemi t’i ndihmojmë të mposhtin një apo dy zakone të këqija”70. Ai u kujtoi se një mënyrë për ta treguar këtë “shpirt të dashurisë dhe të vëllazërisë” është që të shpërndash ungjillin – “t’i ftosh të gjithë njerëzit ngado t’ia venë veshin fjalëve të jetës së përjetshme zbuluar në këto ditë”71.

Ai krijoi afërsi me rininë e Kishës, duke u takuar me grumbuj të mëdhenj shenjtorësh të ditëve të mëvonshme në moshë të re dhe duke i nxitur “të qëndronin të vendosur në besim pavarësisht gjithë kundërshtimit”72.

Ai u foli shpesh mbajtësve të priftërisë, duke u kujtuar që ishin “thirrur të përfaqësonin Zotin dhe të mbanin autoritetin e Tij” dhe duke i nxitur “të mbanin mend përherë se kush janë dhe të vepronin në përputhje me këtë”73.

Ai i nxiti të gjithë shenjtorët e ditëve të mëvonshme të merrnin bekimet e tempullit, të ishin të vërtetë ndaj besëlidhjeve të tempullit dhe të ktheheshin në tempull për të marrë ordinancat e shenjta për paraardhësit e tyre. Përpara përkushtimit të Tempullit të Ogdenit në Juta, ai tha: “Më lejoni t’ju kujtoj që kur përkushtojmë një shtëpi të Zotit, ajo që bëjmë në të vërtetë është që ia përkushtojmë veten shërbimit të Zotit, me një besëlidhje që do ta përdorim shtëpinë në mënyrën që Ai dëshiron të përdoret”74.

“Mbani urdhërimet”, nxiti ai. “Ecni në dritë. Duroni deri në fund. Jini të vërtetë ndaj çdo besëlidhjeje e detyrimi, dhe Zoti do t’ju bekojë përtej ëndrrave tuaja më të dashura.”75

Duke cituar Presidentin Brigam Jang, Presidenti Harold B. Li e përshkroi [kështu] ndikimin dhe udhëheqjen e Presidentit Smith: “Presidenti Jang tha këtë: ‘Nëse jetojmë në përputhje me fenë tonë të shenjtë dhe e lëmë Shpirtin të mbretërojë, jeta jonë nuk do të duket e zbehtë apo e turbullt, por ndërsa trupi arrin fundin e tij, Shpirti merr kontroll më fort mbi atë substancë të qëndrueshme prapa velit, duke tërhequr nga thellësitë e atij burimi të përjetshëm jete perlat ndriçuese të inteligjencës, të cilat rrethojnë tabernakullin e brishtë fizik e të moshuar me një aureolë urtësie të pavdekshme’.

Ne e kemi dëshmuar këtë pa pushim, ndërsa jemi përfshirë në diskutimin e çështjeve shumë serioze – vendimeve që duhet të merreshin vetëm nga Presidenti i Kishës. Pikërisht atëherë ne e pamë këtë urtësi vezulluese të dilte në dritë ndërsa ai [Presidenti Smith] rrëfeu gjëra që padyshim ishin përtej vetë kuptueshmërisë së tij të tanishme, që iu zbuluan nga thellësitë e shpirtit të tij.”76

“Thirrur nga Zoti … në Punë të Tjera e më të Mëdha”

Më 3 gusht 1971, Xhesi Evans Smith ndërroi jetë, duke e lënë Presidentin Jozef Filding Smith të ve për herë të tretë. Si rezultat, Presidenti Smith shkoi të jetonte me të bijën, Amelia Mek-Konkin, dhe bashkëshortin e saj, Brusin. Fëmijët e tij të tjerë me radhë e në mënyrë të rregullt e vizitonin dhe e merrnin për shëtitje. Ai vazhdonte të shkonte në zyrën e tij çdo ditë pune gjatë javës, merrte pjesë në mbledhje dhe udhëtonte për punë të Kishës.

Më 30 qershor 1972, nga fundi i ditës, Presidenti Smith e la zyrën e tij në katin e parë të Ndërtesës së Administratës së Kishës. Bashkë me sekretarin e tij, D. Arthur Heikok, shkoi në zyrën e Historianit të Kishës, ku kishte punuar para se të bëhej President i Kishës. Ai dëshironte të përshëndeste të gjithë ata që shërbenin atje. Pasi u shtrëngoi duart, shkoi në bodrumin e ndërtesës për të takuar duart me operatorët telefonikë dhe të tjerët që punonin në atë zonë për të treguar vlerësimin e tij. Kjo qe dita e tij e fundit në zyrë.

Të dielën, më 2 korrik 1972, vetëm 17 ditë përpara ditëlindjes së tij të 96-të, ai mori pjesë në mbledhjen e sakramentit në lagjen e tij amtare. Më vonë atë pasdite, ai vizitoi fëmijën e tij të parëlindur, Jozefinën, me të birin, Rejnoldsin. Atë mbrëmje, ndërsa u ul në karrigen e tij të parapëlqyer në shtëpinë Mek-Konki, ai ndërroi jetë në paqe. Siç tha dhëndri i tij më vonë, Presidenti Smith u “thi[rr] nga Zoti, të cilin e donte aq shumë dhe i shërbeu aq mirë, në punë të tjera e më të madhe në vreshtin e Tij të përjetshëm”77.

Presidenti Harold B. Li, i cili qe tanimë Apostulli më i vjetër në tokë, vizitoi shtëpinë Mek-Konki kur dëgjoi për vdekjen e Presidentit Smith. Ai “eci qetësisht drejt divanit, dhe, duke u gjunjëzuar, e mori njërën dorë të Profetit tek e tija. Ai qëndroi në atë pozicion për një kohë të gjatë, duke mos folur, në lutje apo meditim. Më pas, u ngrit për t’i shprehur familjes ngushëllimet e tija, admirimin e tij për babanë e tyre dhe këshillën e tij për ta që e nderonin Presidentin Smith duke jetuar denjësisht.”78

Homazhe për “një Njeri të Përkushtuar të Perëndisë”

Në shërbimet mortore të Presidentit Smith, Presidenti N. Eldon Taner e quajti atë “një njeri të përkushtuar të Perëndisë, njeri i cili i ka shërbyer aq fisnikërisht si Perëndisë edhe bashkëqenieve të tij dhe i cili e ka udhëhequr me anë të shembullit familjen e tij dhe të gjithë ata mbi të cilët qe thirrur të kryesonte; njeri për të cilin me të vërtetë mund të thuhet se qe pa mashtrim dhe pa krenari. Kurrë nuk mund të thuhet për të”, vuri në dukje Presidenti Taner, “që ‘don[te] lavdinë e njerëzve më tepër, se lavdinë e Perëndisë’ [Gjoni 12:43].”79

Presidenti Harold B. Li tha: “Vëllai Taner dhe unë e kemi dashur këtë burrë gjatë këtyre dy viteve e gjysmë. Nuk jemi shtirur. Ai e frymëzonte dashurinë, pasi ai na deshi ne dhe ne kemi qëndruar pranë tij, siç ai na qëndroi pranë e na mirëbesoi.”80

Një gazetë që e kishte kritikuar Presidentin Smith, duke vënë në pikëpyetje edhe thirrjen e tij tek Të Dymbëdhjetët mbi 60 vjet më parë, tanimë botoi kushtimin në vijim: “Jozef Filding Smith, një burrë i rreptë në përkushtimin ndaj besimit të tij, sidoqoftë i dhimbsur në marrjen parasysh të nevojave thelbësore të njerëzve kudo, u dha këshillë të urtë kolegëve të tij, kujdes të dashur familjes së tij dhe udhëheqje të ekzaltuar përgjegjësive të tij të Kishës. Mungesa e tij do të ndihet, por do të kujtohet me nderim të veçantë.”81

Ndoshta kushtimi më kuptimplotë qe deklarata e një anëtari të familjes, dhëndrit të Presidentit Smith, Brus R. Mek-Konkit, që e përshkroi si “bir të Perëndisë; apostull të Zotit Jezu Krishtit; profet të Më të Lartit; dhe mbi të gjitha, një atë në Izrael!” Plaku Mek-Konki profetizoi: “Për vite [me radhë] në vijim, zëri i tij do të flasë nga pluhuri kur brezat që ende nuk kanë lindur, të mësojnë doktrinat e ungjillit nga shkrimet e tij”82.

Ndërsa e studioni këtë libër, mësimet e Presidentit Jozef Filding Smith do të ndihmojnë në përmbushjen e kësaj deklarate. Zëri i tij do t’ju “flasë si nga pluhuri” ndërsa “mëso[ni] doktrinat e ungjillit”.

Shënime

  1. Gordon B. Hinckley, “Believe His Prophets”, Ensign, maj 1992, f. 52.

  2. Thomas S. Monson, në “News of the Church”, Ensign, maj 1996, f. 110.

  3. Bruce R. McConkie, “Joseph Fielding Smith: Apostle, Prophet, Father in Israel”, Ensign, gusht 1972, f. 29.

  4. Julina Lambson Smith, në Joseph Fielding Smith Jr. dhe John J. Stewart, The Life of Joseph Fielding Smith (1972), f. 52.

  5. Joseph Fielding Smith, në The Life of Joseph Fielding Smith, f. 65.

  6. Joseph Fielding Smith Jr. dhe John J. Stewart, The Life of Joseph Fielding Smith, f. 51.

  7. Joseph Fielding Smith Jr. dhe John J. Stewart, The Life of Joseph Fielding Smith, f. 57.

  8. Në Conference Report, prill 1930, f. 91.

  9. Joseph Fielding Smith Jr. dhe John J. Stewart, The Life of Joseph Fielding Smith, f. 62.

  10. Joseph Fielding Smith Jr. dhe John J. Stewart, The Life of Joseph Fielding Smith, f. 71–72.

  11. Joseph Fielding Smith, në Conference Report, tetor 1970, f. 92.

  12. Shih Joseph Fielding Smith Jr. dhe John J. Stewart, The Life of Joseph Fielding Smith, f. 73–74; Francis M. Gibbons, Joseph Fielding Smith: Gospel Scholar, Prophet of God (1992), f. 52–53.

  13. Joseph Fielding Smith, në The Life of Joseph Fielding Smith, f. 75.

  14. Joseph Fielding Smith, në The Life of Joseph Fielding Smith, f. 79.

  15. Shih The Life of Joseph Fielding Smith, f. 80.

  16. The Life of Joseph Fielding Smith, f. 81.

  17. Shih The Life of Joseph Fielding Smith, f. 82.

  18. Joseph Fielding Smith Jr. dhe John J. Stewart, The Life of Joseph Fielding Smith, f. 83.

  19. Joseph Fielding Smith, në The Life of Joseph Fielding Smith, f. 90.

  20. Joseph Fielding Smith, në The Life of Joseph Fielding Smith, f. 117; shih edhe faqen 116.

  21. Joseph F. Smith, në The Life of Joseph Fielding Smith, f. 116.

  22. Lewis Shurtliff, në The Life of Joseph Fielding Smith, f. 112–113.

  23. Joseph Fielding Smith Jr. dhe John J. Stewart, The Life of Joseph Fielding Smith, f. 113.

  24. Joseph Fielding Smith, në The Life of Joseph Fielding Smith, f. 96.

  25. Louie Smith, në The Life of Joseph Fielding Smith, f. 113–114.

  26. Joseph Fielding Smith Jr. dhe John J. Stewart, The Life of Joseph Fielding Smith, f. 92.

  27. Joseph Fielding Smith, në The Life of Joseph Fielding Smith, f. 115.

  28. Shih The Life of Joseph Fielding Smith, f. 91.

  29. Në Francis M. Gibbons, Joseph Fielding Smith: Gospel Scholar, Prophet of God, f. 124.

  30. Shih Joseph Fielding Smith, në The Life of Joseph Fielding Smith, f. 152–153.

  31. Shih Joseph Fielding Smith: Gospel Scholar, Prophet of God, f. 113.

  32. Joseph Fielding Smith, në The Life of Joseph Fielding Smith, f. 160.

  33. Joseph Fielding Smith, në The Life of Joseph Fielding Smith, f. 162.

  34. Joseph Fielding Smith, në The Life of Joseph Fielding Smith, f. 169.

  35. Joseph Fielding Smith Jr. dhe John J. Stewart, The Life of Joseph Fielding Smith, f. 174–176.

  36. Në Conference Report, tetor 1910, f. 39.

  37. Në Conference Report, tetor 1919, f. 88–89.

  38. Lucile C. Tate, Boyd K. Packer: A Watchman on the Tower (1995), f. 176.

  39. Joseph Fielding Smith, në Joseph Fielding Smith: Gospel Scholar, Prophet of God, f. 162.

  40. Ethel Smith, në Bryant S. Hinckley, “Joseph Fielding Smith”, Improvement Era, qershor 1932, f. 459.

  41. Shih The Life of Joseph Fielding Smith, f. 14.

  42. Shih The Life of Joseph Fielding Smith, f. 234.

  43. Shih The Life of Joseph Fielding Smith, f. 15.

  44. Shih The Life of Joseph Fielding Smith, f. 237.

  45. Joseph Fielding Smith, në The Life of Joseph Fielding Smith, f. 188–189.

  46. Hymns [Himne], nr. 127.

  47. Joseph Fielding Smith Jr. dhe John J. Stewart, The Life of Joseph Fielding Smith, f. 242–243.

  48. Joseph Fielding Smith, në The Life of Joseph Fielding Smith, f. 249.

  49. Joseph Fielding Smith, në Joseph Fielding Smith: Gospel Scholar, Prophet of God, f. 275.

  50. Shih The Life of Joseph Fielding Smith, f. 251–258.

  51. Francis M. Gibbons, Joseph Fielding Smith: Gospel Scholar, Prophet of God, f. 278–279.

  52. Martha Toronto Anderson, A Cherry Tree Behind the Iron Curtain (1977), f. 32.

  53. Sheri L. Dew, Ezra Taft Benson: A Biography (1987), f. 204.

  54. Joseph Fielding Smith, në The Life of Joseph Fielding Smith, f. 282–283.

  55. Shih Joseph Fielding Smith: Gospel Scholar, Prophet of God, f. 315.

  56. Joseph Fielding Smith, në Joseph Fielding Smith: Gospel Scholar, Prophet of God, f. 332.

  57. Joseph Fielding Smith, në The Life of Joseph Fielding Smith, f. 287–288.

  58. N. Eldon Tanner, “A Man without Guile”, Ensign, gusht 1972, f. 33.

  59. Bruce R. McConkie, “Joseph Fielding Smith: Apostle, Prophet, Father in Israel”, Ensign, gusht 1972, f. 28.

  60. Quorum of the Twelve Apostles, “President Joseph Fielding Smith”, Improvement Era, qershor 1956, f. 495.

  61. Ezra Taft Benson, në Sheri L. Dew, Ezra Taft Benson, f. 411.

  62. Bojd K. Packer, “The Spirit Beareth Record”, Ensign, qershor 1971, f. 87.

  63. Joseph Fielding Smith, në “Message from the First Presidency”, Ensign, janar 1971, brenda kapakut të përparmë dhe faqes 1.

  64. Joseph Fielding Smith, “Counsel to the Saints and to the World”, Ensign, qershor 1972, f. 27.

  65. Joseph Fielding Smith, Sealing Power and Salvation, Brigham Young University Speeches of the Year (12 janar 1971), f. 2.

  66. Joseph Fielding Smith, “The Plan of Salvation”, Ensign, nëntor 1971, f. 5.

  67. Joseph Fielding Smith, “To Know for Ourselves”, Improvement Era, mars 1970, f. 3.

  68. Joseph Fielding Smith, “The First Prophet of the Last Dispensation”, Ensign, gusht 1971, f. 7.

  69. Joseph Fielding Smith, “Our Responsibilities as Priesthood Holders”, Ensign, qershor 1971, f. 49.

  70. Joseph Fielding Smith, “My Dear Young Fellow Workers”, New Era, janar 1971, f. 4.

  71. Joseph Fielding Smith, “I Know That My Redeemer Liveth”, Ensign, dhjetor 1971, f. 27.

  72. Joseph Fielding Smith, “President Joseph Fielding Smith Speaks on the New MIA Theme”, New Era, shtator 1971, f. 40.

  73. Joseph Fielding Smith, në Conference Report, tetor 1970, f. 92.

  74. Joseph Fielding Smith, në “Ogden Temple Dedicatory Prayer”, Ensign, mars 1972, f. 6.

  75. Joseph Fielding Smith, “Counsel to the Saints and to the World”, f. 27.

  76. Harold B. Lee, “The President—Prophet, Seer, and Revelator”, Ensign, gusht 1972, f. 35.

  77. Bruce R. McConkie, “Joseph Fielding Smith: Apostle, Prophet, Father in Israel”, f. 24.

  78. Francis M. Gibbons, Joseph Fielding Smith: Gospel Scholar, Prophet of God, f. 495.

  79. N. Eldon Tanner, “A Man without Guile”, Ensign, gusht 1972, f. 32.

  80. Harold B. Lee, “The President—Prophet, Seer, and Revelator”, f. 39.

  81. Salt Lake Tribune, 4 korrik 1972, f. 12.

  82. Bruce R. McConkie, “Joseph Fielding Smith: Apostle, Prophet, Father in Israel”, f. 24, 27.