2023
Si Mund të Jesh një Misionar/e
Korrik 2023


“Si Mund të Jesh një Misionar/e”, Miku, korrik 2023, f. 2–3.

Nga Presidenca e Parë

Si Mund të Jesh një Misionar/e

Përshtatur nga “Predikimi i Ungjillit të Paqes”, Liahona, maj 2022, f. 6–7; dhe “Bëhu Shembull për Besimtarët”, Liahona, nëntor 2010, f. 47–49.

Jezu Krishti duke folur me dishepujt e Tij

Zoti u tha dishepujve të Tij: “Dilni në mbarë botën dhe i predikoni ungjillin çdo krijese” (Marku 16:15). Çdo njeri meriton një mundësi për të ditur se ku mund ta gjejë shpresën dhe paqen e Jezu Krishtit. Secili prej nesh ka një përgjegjësi të shenjtë për t’u treguar për paqen e Jezu Krishtit të gjithëve atyre që do të dëgjojnë.

Ti mund t’i ndihmosh të tjerët ta gjejnë paqen e ungjillit:

  • Duke qenë një shembull i mirë.

  • Duke ndjekur Jezu Krishtin që drita e Tij të mund të shkëlqejë në sytë e tu.

  • Duke e zgjeruar rrethin e shokëve të tu.

  • Duke ftuar një shok/shoqe të lexojë Librin e Mormonit.

  • Duke ftuar një shok/shoqe të vijë në një mbledhje ose aktivitet të Kishës me ty.

Mund të vendosësh gjithashtu që të shërbesh në një mision kur të jesh më i/e madh/e në moshë. Kjo do të të bekojë ty dhe shumë të tjerë.

Një Rreth Shokësh

Historia në formatin PDF

Ilustrimet nga Garth Bruner

Në fotografinë më poshtë, shih sa shokë e shoqe në një aktivitet të Fillores kanë:

  • Flokë të zinj

  • Këmishë të verdhë

  • Gërsheta

  • Syze

  • Çantë shpine të gjelbër

  • Këpucë të kuqe

  • Karrocë invalidi

  • Top futbolli