“Ndjekja e Jezusit në Nepal”, Miku, korrik 2023, f. 16–17.
Ndjekja e Jezusit në Nepal
Njihu me Samiogin!
Rreth Samiogit
Mosha: 9 vjeç
Nga: Provinca e Bagmatit, Nepal
Gjuhët: nepalisht, anglisht
Synimet dhe ëndrrat: 1) Të bëhet pilot. 2) Të ndjekë Jezu Krishtin. 3) Ta quajë djalin e parë “Sreejal”, që do të thotë pastërti.
Familja: Samiogi, Aama (mami), Buba (babi) dhe dy didis (motra më të mëdha)
Si e Ndjek Samiogi Jezusin
Në Nepal, nuk ka shumë njerëz që janë të krishterë. Shumë njerëz nuk dinë asgjë fare për Jezu Krishtin. Samiogit i pëlqen shumë t’u tregojë të tjerëve rreth Jezusit.
Një herë, shkolla e Samiogit bëri një festë Krishtlindjeje për t’i ndihmuar nxënësit të mësonin rreth festave nëpër botë. Samiogi tregoi se ai është i krishterë. Ai iu përgjigj pyetjeve të mësuesve dhe shokëve të tij të klasës rreth Jezusit.
“Dua ta ndjek Jezu Krishtin gjatë gjithë jetës”, – tha Samiogi.
Gjërat e Parapëlqyera të Samiogit
Historia rreth Jezusit: Kur Ai vdiq për ne për shkak se na do
Vendi: Dhoma e ndenjjes në shtëpinë e tij
Kënga e Fillores: “Ndiqe Profetin” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 58–59)
Ushqimet: Torta dhe kukhura (pula)
Ngjyrat: Portokalli dhe blu
Lëndët në shkollë: Dituria e natyrës dhe matematika