2023
Çfarë Ke në Mendje?
Korrik 2023


“Çfarë Ke në Mendje”, Miku, korrik 2023, f. 42.

Çfarë Ke në Mendje?

Prindërit e mi nuk janë vulosur në tempull. A do të thotë kjo që unë nuk mund të jem pjesë e një familjeje të përjetshme?

– Kureshtari në Varshavë

alt text

I dashur Kureshtar,

Ti je një fëmijë i prindërve qiellorë. Madje përpara se të vije në këtë tokë, ti ishe pjesë e familjes së Tyre. Dhe ajo kurrë nuk do të ndryshojë! Prandaj, pavarësisht nga të gjitha, ti gjithmonë do të jesh pjesë e një familjeje të përjetshme.

Ati Qiellor ju do shumë, ty dhe prindërit e tu. Ai dëshiron që ju të gjithë të ktheheni tek Ai. Ai do të vazhdojë të të bekojë dhe të të udhërrëfejë ty dhe familjen tënde. Lutju Atij për shqetësimet e tua dhe Ai do të të ngushëllojë.

Me dashuri,

Miku

Vizatoje secilin nga pjesëtarët e familjes sate dhe diçka që të pëlqen pa masë tek ata! Shih të mirën te familja jote. Tregoju atyre atë që sheh tek ata!