“Eja, Më Ndiq Veprimtaritë”, Miku, korrik 2023, f. 6–7.
Eja, Më Ndiq Veprimtaritë
Për mbrëmjen e shtëpisë ose studimin e shkrimeve të shenjta ose thjesht për argëtim!
Ndiqe Udhëheqësin
Historia: Pasi Jezusi vdiq, Pjetri u thirr për të qenë udhëheqësi i Kishës së Zotit. Mund ta lexosh këtë histori te faqja 46 ose te Veprat e Apostujve 2–3.
Kënga: “Mbro Drejtësinʼ” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 81)
Veprimtaria: Zgjidh një person për të qenë udhëheqësi. Vëre udhëheqësin të bëjë një veprim (si të hidhet me një këmbë ose të rrotullohet). Të tjerët e kopjojnë atë. Kur udhëheqësi e ndryshon veprimin, të tjerët e kopjojnë veprimin e ri. Bëjeni me radhë që të jeni udhëheqësi derisa çdo personi t’i ketë ardhur radha një herë.
I Pastër Përsëri
Historia: Një burrë me emrin Saul u përpoq të shkatërronte Kishën e Jezu Krishtit. Pastaj u pendua dhe e ndryshoi jetën e tij. Ai u bë misionar dhe u dha mësim njerëzve rreth Jezu Krishtit. Ai u njoh si Pali. (Shih te Veprat e Apostujve 9:1–20.)
Kënga: “E Di, Ati Im Rron” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 8)
Veprimtaria: Bëji duart me dhe. Si të bën të ndihesh kur i ke duart pis? Më pas laji duart me sapun dhe ujë. Larja e duarve tona është si pendimi. Për shkak të Jezusit, ne mund të pendohemi dhe të pastrohemi përsëri pasi mëkatojmë.
Sfida Misionare
Historia: Barnaba dhe Pali qenë misionarë (shih te Veprat e Apostujve 13:2–4). Ata u dhanë mësim njerëzve rreth Shpëtimtarit. Misionarët sot gjithashtu u japin mësim njerëzve rreth Tij.
Kënga: “Tregom’ Ngjarjet e Jezusit” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 36)
Veprimtaria: Zgjidh një sfidë nga faqet 38–39 për ta bërë bashkë, si shërbimi ndaj një fqinji. Si mund të jesh një misionar/e tani?
Një Vizatim i Vetes
Historia: Apostulli Pal dha mësim se ne jemi të gjithë fëmijë të Perëndisë (shih te Veprat e Apostujve 17:28–29). Ati Qiellor i do të gjithë fëmijët e Tij. Ai i ka dhënë secilit prej nesh dhurata dhe talente të ndryshme.
Kënga: “Fëmi’ i Per’ndis’ Jam” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 2–3)
Veprimtaria: Bëj një vizatim të vetes. Sipër vizatimit, shkruaj “Unë Jam një Fëmijë i Perëndisë”. Rreth e qark vizatimit, shkruaj ose vizato gjëra që të pëlqen t’i bësh. Si mund t’i përdorësh talentet e tua për t’i ndihmuar të tjerët?