2023
Jezusi na Kërkoi ta Përhapim Ungjillin
Korrik 2023


“Jezusi na Kërkoi ta Përhapim Ungjillin”, Miku, korrik 2023, f. 24–25.

Historitë e Jezusit

Jezusi na Kërkoi ta Përhapim Ungjillin

Hiqe këtë faqe dhe palose në gjysmë. Pastaj mbaje figurën lart ndërkohë që tregon historinë.

Pamja
alt text

Pasi u ringjall, Jezusi vizitoi Apostujt e Tij. Ai u dha peshq dhe bukë që t’i hanin.

Jezusi e pyeti Pjetrin: “A më do ti mua?”

Pjetri tha “po”. Pastaj Jezusi i tha: “Kulloti qengjat e mi”.

Jezusi e pyeti Pjetrin edhe dy herë të tjera: “A më do ti mua?”

Të dyja herët Pjetri tha “po”. Dhe të dyja herët Jezusi tha: “Kulloti delet e mia”.

Pjetri mësoi se Jezusi po i kërkonte atij të përhapte ungjillin. Jezusi është Bariu ynë dhe ne jemi delet e Tij.

Ne mund ta tregojmë dashurinë tonë për Jezusin duke i ndihmuar të tjerët të mësojnë rreth Tij dhe ta ndjekin Atë.

Shtyp në Letër