2023
Histori Pagëzimi
Korrik 2023


“Histori Pagëzimi”, Miku, korrik 2023, f. 30–31.

Histori Pagëzimi

“Një pionier është dikush që është i pari që e bën diçka”, – tha mami.

Kjo ngjarje ndodhi në SHBA.

Meri u rrotullua dhe e admiroi fustanin e vet të bardhë në pasqyrë. Ishte i njëjti fustan që veshi mami i saj në pagëzimin e vet. Stërgjyshja nga babai, Marlusi, e kishte rregulluar atë që t’i bënte Merit. Tani Meri mund ta vishte atë në vetë pagëzimin e saj!

“Je e bukur!” Mami ia mori dorën Merit dhe e rrotulloi atë sërish.

Meri qeshi. “A mund ta mbaj veshur gjithë ditën?”

“Le ta ruajmë që ta veshësh për pagëzimin tënd që të mbetet i këndshëm dhe i pastër, në rregull?” – tha mami.

“Në rregull.” Meri do të pagëzohej kur të mbushte tetë vjeç dhe kishte shumë kohë që përgatitej tashmë. Ajo kishte shkuar në Fillore, kishte lexuar shkrimet e shenjta dhe kishte shkuar edhe në pagëzimet e shokëve e shoqeve të saj. Por ditëlindja e saj prapë dukej aq larg!

Meri u përqafua me mamin në divan. “Mami, sa vjeçe ishe ti kur u pagëzove?”

“Isha 16 vjeçe.”

“Ua!” Pse prite aq gjatë?”

1. A young woman being baptized at 16. 2. A young woman and her mother are driving in a car and see a temple in the distance. 3. An eleven year old boy going to Church by himself. 4. Mary imagining her own baptism

Mami e mbështolli Merin me një përqafim të fortë. “Sepse nuk dija gjë rreth Kishës së rivendosur të Jezu Krishtit deri në atë kohë. Por fillova të shkoja në aktivitetet e Kishës me disa shokë e shoqe. Dhe sa më shumë mësoja, aq më shumë dëshiroja të pagëzohesha!”

“Përse?” – pyeti Meri.

“Sepse doja të kisha një familje përgjithmonë.” Mami tregoi me gisht për te fotografia e tempullit që qe varur sipër tyre. “Mësova që një ditë mund të vulosesha me familjen time në një tempull përgjithmonë. Pasja e një familjeje përgjithmonë ishte ëndrra ime. Dhe pagëzimi ishte hapi i parë! Tani ëndrra ime po bëhet realitet.”

Meri buzëqeshi. “Ti ke babin, Melorinë dhe Mevën e vockël! Edhe mua, sigurisht.”

“Patjetër që po. Edhe gjyshe Anxhelën.”

“A u pagëzua gjyshja me ty?”

“Ajo priti disa vjet. Por sa herë që udhëtonim pranë tempujve, na pëlqente të ndalonim dhe t’i vështronim.”

1. A young woman being baptized at 16. 2. A young woman and her mother are driving in a car and see a temple in the distance. 3. An eleven year old boy going to Church by himself. 4. Mary imagining her own baptism

Meri mendoi rreth mamit dhe gjyshes që i vështronin tempujt bashkë. “Po babi? Sa vjeç ishte ai kur u pagëzua?”

“Ai ishte 11 vjeç.”

“Dhe ai jetonte në Brazil atëherë?”

“Ashtu është”, – tha mami. “Ka njerëz në të gjithë botën që po mësojnë rreth Jezusit dhe pagëzimit. Shumë prej tyre janë pionierë.”

“Pionierë?”

“Një pionier është dikush që është i pari që e bën diçka”, – shpjegoi mami.

Meri u mendua për këtë. “Siç ishe ti personi i parë në familjen tënde që u pagëzua?”

Mami pohoi me kokë dhe buzëqeshi.

Pikërisht në atë çast, babi u fut në dhomë dhe u ngjesh në divan.

“Babi, a ishe ti një pionier për familjen tënde?”

“Diçka e tillë. Pasi u pagëzova, mora vesh se gjyshe Rozimiri ishte tashmë një anëtare e kishës sonë! Por ajo nuk kishte shkuar atje prej vitesh.”

“Vërtet? Çfarë ndodhi?”

“Unë fillova të shkoja në kishë. Pastaj vëllezërit e mi filluan të shkonin, më pas edhe gjyshe Rozimiri. Madje na u bashkua edhe stërgjyshe Marlusi!”

Meri e përfytyroi babin duke shkuar në kishë vetëm, pastaj duke sjellë pjesën tjetër të familjes me vete.

1. A young woman being baptized at 16. 2. A young woman and her mother are driving in a car and see a temple in the distance. 3. An eleven year old boy going to Church by himself. 4. Mary imagining her own baptism

“Ua”, – tha Meri. “Më pëlqen t’i dëgjoj historitë tuaja. Ato më bëjnë edhe më entuziaste për t’u pagëzuar.”

“Faleminderit që na bëre gjithë këto pyetje, Meri”, – tha babi. “Tani, a mund të të bëjmë ne një ty?”

Meri pohoi me kokë. Për çfarë do ta pyesnin ata?

“Pse dëshiron të pagëzohesh?”

1. A young woman being baptized at 16. 2. A young woman and her mother are driving in a car and see a temple in the distance. 3. An eleven year old boy going to Church by himself. 4. Mary imagining her own baptism

Meri mendoi rreth asaj që kishte mësuar nga shkrimet e shenjta dhe mënyrës se si ndihej në kishë. “Sepse dua ta ndjek Jezusin dhe të jem me familjen time përgjithmonë.”

Mami dhe babi buzëqeshën të dy dhe Meri i shtrëngoi prindërit me një përqafim. “Mezi po pres!”

1. A young woman being baptized at 16. 2. A young woman and her mother are driving in a car and see a temple in the distance. 3. An eleven year old boy going to Church by himself. 4. Mary imagining her own baptism
Historia në formatin PDF

Ilustrimet nga Tammie Lyon