“Eja, Më Ndiq Veprimtari për të Vegjlit”, Miku, korrik 2023, f. 49.
Dhiata e Re
Eja, Më Ndiq Veprimtari për të Vegjlit
Për Veprat e Apostujve 1–5
Ndihmojini të vegjlit tuaj të thonë: “Unë mund ta ndjek profetin”. Tregojuni atyre një fotografi të Presidentit Nelson dhe këndoni refrenin e këngës “Ndiqe Profetin” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 58–59). Flisni për një rast kur e ndoqët profetin.
Për Veprat e Apostujve 6–9
Mblidhini të vegjlit tuaj dhe fikini dritat në një dhomë. Përdorni një elektrik dore për t’i udhërrëfyer ata nëpër dhomë. Shpjegoni që Fryma e Shenjtë është si një elektrik dore për shkak se Ai mund të na udhërrëfejë dhe të na tregojë udhën.
Për Veprat e Apostujve 10–15
Me të vegjlit tuaj, vështroni figurat e fëmijëve me ngjyra lëkure, forma trupore dhe aftësi të ndryshme fizike. Shpjegoni se Ati Qiellor i do të gjithë fëmijët e Tij. Ndihmojini të vegjlit tuaj të bëjnë një zemër me duart e tyre dhe ta mbajnë atë në anë të figurave.
Për Veprat e Apostujve 16–21
Ndihmojini të vegjlit tuaj të bëjnë etiketa misionarësh me emrat e tyre dhe emrin e plotë të Kishës. Shpjegoni që misionarët u japin mësim njerëzve rreth Jezusit. Ngjitini etiketat dhe ndihmojini të vegjlit tuaj të thonë arsyen pse e duan ata Jezusin.