2023
Përshëndetje nga Nepali
Korrik 2023


“Përshëndetje nga Nepali!” Miku, korrik 2023, f. 18–19

Përshëndetje nga Nepali!

Mëso rreth fëmijëve të Atit Qiellor kudo nëpër botë.

Alt text

Ilustrimet nga Brenna Vaughan

Nepali është një shtet në Azinë Jugore. Atje jetojnë rreth 30 milionë njerëz.

Një Flamur i Veçantë

Alt text

Nepali është i vetmi shtet me një flamur që nuk është një drejtkëndësh! Në të është një diell dhe një hënë.

Mali Everest

Alt text

Nepali është vendi i malit më të lartë në botë, i cili është 8 849 metra i lartë. Më shumë se 6 000 njerëz janë ngjitur deri në majën e tij.

Miq nga Besimi Hindu

Alt text

Shumë njerëz në Nepal ndjekin hinduizmin. Në këtë fe, lopët janë kafshë të shenjta që trajtohen me respekt.

Dal Bhati

Alt text

Çdo ditë njerëzit hanë një vakt me dal (thjerrëza) dhe bhat (oriz). Ata shpesh i shoqërojnë ato me ushqime të tjera, si kerri bimor dhe perime turshi.

Libri i Mormonit

Alt text

Libri i Mormonit i plotë u botua në Nepal për herë të parë në vitin 2017. Anëtarët e Kishës atje ishin tepër të emocionuar!