2023
Nisi në një Fushë Bejzbolli
Korrik 2023


“Nisi në një Fushë Bejzbolli”, Miku, korrik 2023, f. 32.

Miku Mikut

Nisi në një Fushë Bejzbolli

Nga një intervistë me Lusi Stivenson Iuellin.

Alt text

Ilustrimet nga Brian Michael Weaver

Kur isha 13 vjeç, luaja në një skuadër bejzbolli me disa shokë. Nuk isha anëtar i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, por dy nga shokët e skuadrës ishin. Ata ishin binjakë. Emrat e tyre ishin Robi dhe Lejni.

Një ditë në stërvitje ata më ftuan të shkoja në mbrëmjen e shtëpisë me familjen e tyre. Unë nuk e dija se çfarë ishte mbrëmja e shtëpisë, ndaj i pyeta rreth saj. Ata më treguan se do të mësonim për gjërat e kishës dhe do të këndonim këngë. Nuk isha dhe aq entuziast për këtë. Por ata më premtuan se do të kishte ëmbëlsirë, ndaj vendosa të shkoja.

Shkuam familjarisht në shtëpinë e tyre për mbrëmjen e shtëpisë. Ndjeva diçka vërtet ndryshe. Nuk e dija se çfarë ishte, por m’u duk e njohur. Ishte ndjesi e mirë. Edhe mami im e ndjeu atë.

Nuk e dija atëherë se mami ishte një anëtare e Kishës. Ajo ishte pagëzuar kur ishte e re. Por rrallëherë kishte shkuar në kishë.

Pas asaj nate, mami im filloi të shkonte në kishë përsëri. Unë shkova me të për të mësuar më shumë. Pak muaj më vonë, u pagëzova nga babi i Robit dhe Lejnit.

Jam tejet mirënjohës që Robi dhe Lejni u interesuan për mua aq sa të më flisnin për ungjillin. Sot jam i bekuar që kam një familje të përjetshme. Dhe e gjitha nisi në një fushë bejzbolli!

Ashtu si Robi dhe Lejni, ti ke një ndikim të fuqishëm tek të tjerët. Mund të sjellësh një ndryshim në familjen tënde. Mund ta përhapësh ungjillin te shokët e shoqet e tua.