2023
Sfida Misionare
Korrik 2023


“Sfida Misionare”, Miku, korrik 2023, f. 38–39.

Gjëra Argëtuese

Sfida Misionare

Pamja
Alt text

Ilustrimet nga Sammie Francis

Mëso rreth asaj që bëjnë misionarët! Më pas ndiqe shtegun dhe bëje sfidën.

Misionarët takojnë njerëz të rinj dhe flasin me ta.

Njihu me dikë në klasën ose lagjen tënde të banimit të cilin nuk e njeh.

Disa misionarë mësojnë një gjuhë të re.

Mëso të thuash disa fjalë në një gjuhë të re. Mund të mësosh të thuash: “Jezusi më do” ose “Unë jam një fëmijë i Perëndisë”.

Misionarët i tregojnë talentet e tyre! Disa luajnë në piano në kishë, mësojnë shkrime të shenjta për t’i treguar ose përdorin talente të tjera për të bekuar të tjerët.

Mendo rreth një talenti që ke. Më pas përdore atë talent për t’i shërbyer dikujt!

Misionarët luten për të tjerët.

Mendo për dy ose tre njerëz që i njeh, dhe lutu për ta. Kërkoji Atit Qiellor t’i bekojë ata.

Misionarët u japin mësim të tjerëve rreth Jezu Krishtit.

Tregoji një shoku apo shoqeje ose pjesëtari të familjes diçka që mësove rreth Jezusit në Fillore.

Shtyp në Letër