“Beniamini Flet rreth Historisë Familjare”, Miku, korrik 2023, f. 36–37.
Beniamini Flet rreth Historisë Familjare
Beniamini është nga Buenos‑Ajresi i Argjentinës. Ne i bëmë atij disa pyetje rreth historisë familjare.
Si fillove ta bësh historinë familjare?
Fillova ta bëja historinë familjare me babin tim. Ne e bënim atë bashkë çdo të diel. Babai im më ndihmoi të mësoja se si ta përdorja programin FamilySearch. M’u desh të ushtrohesha fort. Tani e bëj historinë familjare me babin tim ose me kushërirën time, Jasminën.
Çfarë të pëlqen më së shumti nga historia familjare?
Më pëlqen të gjej njerëz të rinj që t’i shtoj te pema ime familjare. Së pari, gjej dokumente të vjetra. Më pas kërkoj emra të paraardhësve të mi. U gjej datëlindjet dhe vendin ku u lindën. Gjej vende të tjera ku jetuan gjithashtu.
Çfarë ke mësuar rreth paraardhësve të tu?
Mësova se kam paraardhës nga Italia dhe Gjermania. Njëri nga paraardhësit e mi nga Italia ka të njëjtin emër si vëllai im! Emri i vëllait tim është “Santiago” i cili në italisht është “Giacomo”. Mësova edhe që mbiemri ynë dikur germëzohej ndryshe.
Si i ndihmon njerëzit e tjerë të bëjnë histori familjare?
E ndihmoj gjyshen time nga mami të përdorë programin FamilySearch. I mësova asaj si të shtojë kujtime. E ndihmova edhe që të shtonte njerëzit që mungonin te pema e saj familjare. Sa shumë emra kishin disa nga të afërmit e saj! M’u desh një kohë e gjatë që t’i vendosja të gjitha aty. Por u lumturova vërtet që munda ta ndihmoja atë të mësonte të përdorte programin FamilySearch, njësoj siç më ndihmoi mua babi im.
Çfarë projektesh të historisë familjare dëshiron të bësh në vijim?
Dëshiroj të bëj materiale filmike për shokët dhe familjen time që t’i ndihmoj ata të mësojnë si ta përdorin programin FamilySearch. Kur e nisa, m’u desh të mësoja shumë. Dua t’ua mësoj njerëzve të tjerë që ata të mund të bëjnë të njëjtën gjë.