Miku
I Dashur Miku Ynë i Vogël
Pagëzimi dhe Konfirmimi


“I Dashur Miku Ynë i Vogël”, Miku, gusht 2023, f. 1.

I Dashur Miku Ynë i Vogël/E Dashur Mikja Jonë e Vogël,

Pamja
alt text

Ne shpresojmë se ti do të kënaqesh me këtë botim të veçantë të revistës Miku. E gjithë revista flet për pagëzimin dhe konfirmimin.

Nëse sapo je pagëzuar, ne të urojmë mirëseardhjen si një anëtar i ri ose anëtare e re e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.

Kur pagëzohesh, ti po ndjek shembullin e Shpëtimtarit tonë, Jezu Krishtit. Ti premton që ta kujtosh Shpëtimtarin dhe t’i zbatosh urdhërimet e Tij. Këto premtime quhen besëlidhje. Kur konfirmohesh, ti merr dhuratën e Frymës së Shenjtë. Fryma e Shenjtë mund të të ngushëllojë, udhërrëfejë dhe frymëzojë gjatë gjithë jetës sate.

Nëse je pagëzuar tashmë, ne të nxitim që ta kujtosh besëlidhjen që bëre në pagëzim dhe të përpiqesh ta ndjekësh Jezusin çdo ditë.

Nëse nuk je pagëzuar ende, ne shpresojmë që do të përgatitesh duke mësuar më shumë rreth këtij hapi të rëndësishëm.

Ne jemi kaq shumë krenarë për secilin prej jush. Ne e dimë se Ati Qiellor po kujdeset për ty. Ai të do shumë dhe po ashtu të duam edhe ne.

Presidenca e Parë

Pamja
alt text
Pamja
alt text here

Shtyp në Letër