Miku
Unë Mund ta Ndjek Jezu Krishtin
Pagëzimi dhe Konfirmimi


“Unë Mund ta Ndjek Jezu Krishtin”, Miku, gusht 2023, f. 40–41.

Unë Mund ta Ndjek Jezu Krishtin

alt text

Jezusi u shërbeu të tjerëve (shih te Gjoni 13:5, 13–17). Unë mund të shoh se për çfarë kanë nevojë njerëzit dhe të bëj gjithçka mundem për t’i ndihmuar.

alt text

Jezusi i përfshiu njerëzit e tjerë (shih te Marku 10:14). Unë mund t’i përfshij të tjerët dhe të jem një shok ose shoqe për ata që ndihen të papërfshirë.

alt text

Jezusi u lut për të tjerët (shih tek 3 Nefi 17:15–18). Unë mund t’i flas Atit Qiellor nëpërmjet lutjes. Gjithashtu mund t’i kërkoj Atij që t’i bekojë të tjerët.

alt text

Jezusi i fali të tjerët (shih te Gjoni 8:11). Edhe unë mund t’i fal të tjerët. Dhe kur bëj një zgjedhje të gabuar, unë mund të them: “Më vjen keq”.

alt text

Jezusi e dha mësim ungjillin (shih te Mateu 5:1–9). Unë mund ta përhap ungjillin tek të tjerët. Mund t’u mësoj njerëzve rreth Jezusit.

alt text

Jezusi ishte një shembull i përkryer (shih te Gjoni 13:15). Unë mund të bëj gjithçka mundem për ta ndjekur Jezusin. Gjithashtu mund të jem shembull për të tjerët.

alt text here

Ilustrimet nga Olga Lee