“Besëlidhja Ime e Pagëzimit”, Miku, gusht 2023, f. 10–11.
Besëlidhja Ime e Pagëzimit
Një besëlidhje është një premtim që e bëjmë me Atin Qiellor. Lexo për tri gjëra që i premtojmë se do t’i bëjmë kur të pagëzohemi. Më pas shkruaj për atë që mund të bësh për ta mbajtur besëlidhjen tënde të pagëzimit.
Gjithmonë ta Kujtosh Jezu Krishtin
“Gjithmonë ta kujto[sh] atë” (Moroni 4:3).
Kur Mira i pa të tjerët që ishin të këqij ndaj dikujt, ajo mendoi rreth asaj që do të bënte Jezusi.
Si mund ta kujtoj unë Jezusin: __________
Zbatoji Urdhërimet e Tij
“Zbatoj[i] urdhërimet [e Tij]” (Moroni 4:3).
Arbeni zgjodhi të mos e shihte një material filmik me fjalë dhe figura të këqija.
Një urdhërim që mund ta zbatoj: __________
Merre mbi Vete Emrin e Tij
“M[erre] mbi vete emrin e [Jezu Krishtit]” (Moroni 4:3).
Ana i tha shoqes së saj se i përkiste Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.
Çfarë do të thotë për mua që ne të marrim mbi vete emrin e Tij: __________
Mbajtja e Besëlidhjes Sime
Këtu janë disa mënyra më shumë se si mund ta mbash besëlidhjen tënde të pagëzimit.
Ndihmoji Njerëzit
“Mbani barr[ë]t e njëri‑tjetrit, që ato të mund të jenë të lehta” (Mosia 18:8).
Artani e ndihmoi vëllanë e tij më të vogël për detyrat e matematikës.
Kë mund të ndihmoj unë: __________
Pendohu Kur Bën Gabim
“Pendoh[u] dhe … lind[u] përsëri” (Alma 5:49).
Pasi Drita i tha diçka jo të këndshme motrës së saj, ajo iu lut Atit Qiellor. Pastaj i kërkoi falje motrës së saj.
Si mund të pendohem: __________
Ngushëlloji të Tjerët
“Ngushëllo ata që kanë nevojë të ngushëllohen” (Mosia 18:9).
Luli shkoi për vizitë te shoku i tij të cilit i kishte vdekur gjyshi.
Si mund ta ngushëlloj dikë: _________________________