Miku
Ndjekja e Jezusit së Bashku
Pagëzimi dhe Konfirmimi


“Ndjekja e Jezusit së Bashku”, Miku, gusht 2023, f. 49.

Ndjekja e Jezusit së Bashku

alt text

Zgjodha të ec në një shteg të ri dhe të ndjek Jezu Krishtin kur u pagëzova. Pagëzimi im ishte i thjeshtë, por plot emocione dhe u ndjeva si një person i ri. Dëshiroj të shërbej në një mision kohëplotë.

Hepinis D., mosha 9 vjeç, Akra, Ganë

alt text

Përpiqem ta ndjek Jezusin që nga koha kur u pagëzova, duke qenë i mirë me motrën time të vockël. Ndihmoj duke shtyrë karrocën e saj. Ndihem i lumtur kur jam i mirë dhe e di se kjo e bën edhe Jezusin të lumtur.

Simon P., mosha 9 vjeç, Masaçusets, SHBA

alt text

E ndjek Jezusin duke u lutur, duke i dashur të tjerët dhe duke pasur besim.

Joreli T., mosha 6 vjeçe, Zumpango, Meksikë

alt text

Në ditën e Krishtlindjes, babai im dhe unë u çuam ushqime njerëzve pa shtëpi. Ishte gjë e këndshme! Ndjekja e Jezusit më bën të ndihem e lumtur.

Akari F., mosha 9 vjeçe, Çiba, Japoni

alt text

E ndjek Jezusin duke lexuar shkrimet e shenjta dhe duke i zbatuar urdhërimet e Tij.

Luk W., mosha 9 vjeç, Uajoming, SHBA

alt text

E ndjek Jezusin duke e dashur familjen time dhe duke qenë një ndihmëse e vogël për mamin tim.

Kloi D., mosha 4 vjeçe, Rajoni i Kryeqytetit Kombëtar, Filipine

alt text

Kurdoherë që lutem, lexoj shkrimet e shenjta ose bëj diçka të mirë, ndihem e lumtur. Më duket si një përqafim nga dikush që e dua. E di se është Fryma e Shenjtë.

Keilin D., mosha 6 vjeçe, Rajoni i Kryeqytetit Kombëtar, Filipine

alt text

E ndiej Frymën e Shenjtë kur jam duke kaluar kohë të vështira. Më ndihmon të ndihem më mirë.

Hantër O., mosha 11 vjeç, Karolina e Veriut, SHBA

alt text

E ndiej Frymën e Shenjtë kur e qetësoj mendjen time dhe zgjedh të drejtën. Kur i dëgjoj mamin dhe babin, unë mund ta ndiej pranë Frymën e Shenjtë.

Oliver B., mosha 10 vjeç, Uashington, SHBA

alt text

E ndiej që Fryma e Shenjtë më ngroh dhe më forcon. Fryma e Shenjtë është atje për ty kur ke nevojë për të, gjë që e bën atë kaq të veçantë.

Aisea A., mosha 9 vjeç, Sektori Qendror, Fixhi

alt text

Fryma e Shenjtë më bën të ndihem e lumtur, e gëzuar dhe e fortë.

Hejli G., mosha 7 vjeçe, Santa‑Kruz, Bolivi

alt text

Kur u pagëzova, pata ftohtë për shkak të ujit. Më pas kur mbarova, u ndjeva e ngrohtë dhe e pastër. Duke u pagëzuar bëra një hap gjigant drejt Krishtit dhe Atit tonë Qiellor.

Malajla S., mosha 8 vjeçe, Jukon, Kanada