Miku
Eja në Pagëzimin Tim!
Pagëzimi dhe Konfirmimi


“Eja në Pagëzimin Tim!” Miku, gusht 2023, f. 14.

Eja në Pagëzimin Tim!

alt text here

Punim artistik nga Anna Oldroyd

Bëj karta me ngjyra për të ftuar njerëz në pagëzimin tënd. Kë dëshiron të ftosh? Mund të lutesh dhe të dëgjosh Frymën e Shenjtë për disa ide.

  1. Palose secilën letër në dysh. Në kapak ose brenda kartës shkruaj një shënim për të ftuar njerëz në pagëzimin tënd.

  2. Shto datën, orën dhe adresën për pagëzimin tënd.

  3. Fute gishtin në bojë që të shtosh zbukurime. Hidhu një sy ideve në këtë faqe.

  4. Jepua kartat shokëve e shoqeve dhe familjarëve të tu.

Dëshiroja t’u tregoja për pagëzimin tim njerëzve që i dua. Prandaj me ndihmën e mamit, motra ime dhe unë ftuam miq e mikesha dhe shokë e shoqe të klasës në pagëzimin tim. Në ditën e pagëzimit tim, gjithçka shkoi mirë. Kishte shumë njerëz atje. Jam shumë e lumtur që u pagëzova.

Eva O., mosha 8 vjeçe, Fort‑de‑Frans, Martinikë