Miku
Të Dëgjuarit e Frymës së Shenjtë
Pagëzimi dhe Konfirmimi


“Të Dëgjuarit e Frymës së Shenjtë”, Miku, gusht 2023, f. 21.

Të Dëgjuarit e Frymës së Shenjtë

Alt text

Ilustrimi nga Xavier Bonet

Verën e kaluar, familja ime shkoi për një shëtitje në pyll. Shtegu na çoi te një përrua. Motra ime më e madhe, vëllai im më i vogël dhe unë i hoqëm këpucët dhe u futëm në ujë.

Kur uji ishte pak mbi gjunjët e mi, u ndalëm. Pamë një grup fëmijësh më të mëdhenj përpara nesh që po luanin në thellësi. Motra ime buzëqeshi dhe tha: “Duhet të shkojmë më thellë!”

Por një zë në kokë më tha që të qëndroja pas me vëllanë tim të vogël. E dija se ishte Fryma e Shenjtë. I thashë motrës sime që ajo mund të shkonte dhe ta kontrollonte, por unë dhe vëllai im i vogël nuk do të shkonim.

Kur motra ime u kthye, ajo tha se uji ishte vërtet i trazuar dhe ishte e vështirë të ecje në të. Kur e tha këtë gjë, unë e dija se kisha bërë zgjedhjen e duhur që të qëndroja në një vend të sigurt me vëllanë tim të vogël.