Miku
Si Lutemi Ne?
Pagëzimi dhe Konfirmimi


“Si Lutemi Ne?” Miku, gusht 2023, f. 24.

Si Lutemi Ne?

alt text

Lutja është mënyra se si flasim me Atin Qiellor. Ai gjithmonë dëshiron të dëgjojë prej teje dhe Ai të dëgjon përherë. Ai u përgjigjet lutjeve të tua në shumë mënyra. Ai mund të të japë një nxitje, ose ndjenjë, prej Frymës së Shenjtë. Ose Ai mund ta nxitë dikë tjetër që të të ndihmojë.

Si të Lutesh

  • Mbylli sytë, ule kokën dhe mblidhi krahët.

  • Filloje duke thënë: “Atë i Dashur Qiellor”.

  • Foli Atit Qiellor me respekt dhe nderim.

  • Mbaroje duke thënë: “Në emër të Jezu Krishtit, amen”.

  • Mund të lutesh me zë të lartë ose në mendjen tënde, në çfarëdo kohe.

Këtu janë disa gjëra për të cilat mund të lutesh:

  • Falënderoje Atin Qiellor për gjërat që je mirënjohës/e.

  • Tregoji Atij për gjërat e vështira ose të mira që ndodhën gjatë ditës sate.

  • Kërkoji të të ndihmojë kur ke frikë ose nuk e di se çfarë të bësh.

  • Kërkoji Atij që të bekojë dikë tjetër që ka nevojë për ndihmë.

Unë të falënderoj Ty …

alt text here