Miku
Marrja e Sakramentit
Pagëzimi dhe Konfirmimi


“Marrja e Sakramentit”, Miku, gusht 2023, f. 33.

Marrja e Sakramentit

alt text here

Ilustrimet nga Barbara Bongini

Çdo javë ne marrim sakramentin. Ai na ndihmon të kujtojmë Jezu Krishtin dhe të premtojmë për ta ndjekur Atë.

Përpara se ta marr sakramentin, unë mund …

  • Të këndoj një himn

  • Të shoh se si po përgatiten buka dhe uji

  • Të dëgjoj lutjet e sakramentit

Gjatë sakramentit, unë mund …

  • T’i marr me nderim bukën dhe ujin

  • Të mendoj për atë që bëri Jezusi për mua dhe se sa shumë Ai më do

  • Të kujtoj besëlidhjen time të pagëzimit

Pas sakramentit, mund ta kujtoj dhe ndjek Jezusin gjithë javën …

  • Duke i zbatuar urdhërimet e Tij

  • Duke qenë i/e mirë me të tjerët

  • Duke ndjekur nxitjet nga Fryma e Shenjtë

  • Duke i bërë vetes pyetjen: “Çfarë do të bënte Jezusi?”