Miku
Dita e Rëndësishme e Xhorxhias
Pagëzimi dhe Konfirmimi


“Dita e Rëndësishme e Xhorxhias”, Miku, gusht 2023, f. 8–9.

Dita e Rëndësishme e Xhorxhias

“Do të pagëzohem së shpejti”, – tha Xhorxhia. “Ashtu siç u pagëzua Jezusi.”

Kjo histori ndodhi në Australi.

alt text

Xhorxhia vrapoi drejt dhomës së vet me Matildën që po e ndiqte nga pas. Ishte gjithmonë një ditë argëtuese kur shoqja e saj vinte për të luajtur.

“A mund të luajmë me robotin tënd?” – pyeti Matilda.

“Po!” – tha Xhorxhia. Ishte një nga gjërat e saj të parapëlqyera për të bërë.

Ndërsa Xhorxhia nxori robotin, Matilda vështroi figurat në murin e Xhorxhias. Ajo tregoi me gisht te figura në mes.

“Çfarë është kjo?” – pyeti ajo.

“Është Jezu Krishti duke u pagëzuar”, – tha Xhorxhia. “Dhe unë do të pagëzohem së shpejti. Ashtu siç u pagëzua Ai.”

“Përse do të pagëzohesh?” – pyeti Matilda.

“Sepse dua të ndjek Jezusin”, – tha Xhorxhia. “Kur të pagëzohem, kjo është gjëja që do të premtoj të bëj.”

Pastaj Xhorxhia pati një ide. “A dëshiron të vish në pagëzimin tim?”

“Do të pyes mamin nëse mundem”, – tha Matilda.

Dita e pagëzimit të Xhorxhias u afrua edhe më shumë. Ajo lexonte nga libri i saj i historive nga shkrimet e shenjta dhe shkonte në Fillore çdo javë. Pasi bënte lutjet e saj para se të flinte, ajo shihte figurën e Jezusit. I pëlqente të përfytyronte se si do të ishte pagëzimi.

Të dielën para pagëzimit, Xhorxhia pati intervistën e saj të pagëzimit. Ajo dhe prindërit e saj folën me peshkopin në zyrën e tij. Ai i bëri asaj disa pyetje për ta ndihmuar që të sigurohej se ishte gati të pagëzohej.

alt text

“A beson se Jezu Krishti është Biri i Perëndisë?” – pyeti ai.

Ajo besonte! “Po”, – tha ajo.

Peshkopi i buzëqeshi. “Pagëzimi është një zgjedhje shumë e rëndësishme. A dëshiron të pagëzohesh?”

Xhorxhia mendoi se sa shumë e donte Jezusin dhe dëshironte ta ndiqte Atë. “Po!” – tha ajo.

Më së fundi erdhi dita e rëndësishme e Xhorxhias. Teksa futi këmbët në ujë, ajo pa shoqet dhe familjen e saj duke e vështruar. Edhe Matilda ishte atje.

Kur babi i saj tha lutjen e pagëzimit, fjalët e bënë Xhorxhian të ndihej plot paqe dhe e lumtur brenda vetes. Më pas ai e zhyti me kujdes tërësisht nën ujë dhe e nxori nga uji përsëri. Kur doli nga uji, ajo u ndje e lumtur dhe e pastër.

Babi e përqafoi fort. Mami po priste për të në krye të shkallëve me një peshqir e buzëqeshje.

Xhorxhia ndjeu ngrohtësi brenda vetes. Ishte një ditë e veçantë. Ajo kishte zgjedhur të ndiqte Jezusin. Dhe donte të vazhdonte ta ndiqte Atë çdo ditë.

alt text
alt text here

Ilustrimet nga Shana Keegan