“Mirësevini në Kishë!” Miku, gusht 2023, f. 38–39.
Mirësevini në Kishë!
Tjeta! Ne jemi Margoja dhe Paoloja.
A dëshiron të vish me ne në kishë?
Do të të tregojmë se si është atje.
Dhe të gjitha gjërat që mund të bësh.
Në kishë mund të marrësh sakramentin.
Mund të mendosh për Jezu Krishtin dhe atë që Ai ka bërë për ty.
Mund të mësosh për ungjillin.
Mund të lutesh së bashku me njerëz të tjerë.
Mund të bësh pyetje.
Mund të këndosh këngë.
Mund të tregosh për atë që ndien ose e di se është e vërtetë.
Mund të zësh shokë ose shoqe të reja dhe t’i ndihmosh të tjerët të ndihen të mirëpritur.
Mund të ndihesh pranë Jezu Krishtit.
Dhe mund të ftosh edhe njerëz të tjerë që të mësojnë për Të.