Miku
Përshëndetje nga Nikaragua
Korrik 2024


“Përshëndetje nga Nikaragua!” Miku, korrik 2024, f. 8–9.

Përshëndetje nga Nikaragua!

Mëso rreth fëmijëve të Atit Qiellor kudo nëpër botë.

Nikaragua është një vend në Amerikën Qendrore. Pothuajse 7 milionë njerëz jetojnë atje.

Gjuha

Kapaku në spanjisht i revistës Miku

Gjuha zyrtare është spanjishtja. Disa njerëz gjithashtu flasin gjuhë amtare si miskitoisht, sumoisht dhe ramaisht.

Shpërndarja e Ungjillit

Fotografi e vendit të ndërtimit të tempullit dhe ilustrim i fëmijëve duke lexuar së bashku

Misionarët e parë shkuan në Nikaragua në vitin 1953. Tani ka më shumë se 100 000 anëtarë të Kishës atje. Ka madje një tempull në ndërtim e sipër.

Peshkaqenët e Liqenit Nikaragua

Fotografi e liqenit Nikaragua dhe ilustrim i peshkaqenit

Peshkaqenët e Nikaraguës mund të jetojnë në ujëra me kripë dhe ujëra të ëmbla. Kjo do të thotë që ata mund të jetojnë në oqeane, lumenj dhe liqene. Ata notojnë nga Oqeani Atlantik nëpër një lumë të gjatë që të jetojnë në liqenin Nikaragua.

Palo de Majo

Fotografi e një shtylle të zbukuruar me fjongo plot ngjyra dhe ilustrim i një reje me shi

Njerëzit në Nikaragua zhvillojnë një festival të madh të quajtur Palo de Majo kur fillon stina e shirave. Ata zbukurojnë një pemë ose një shtyllë me fjongo plot ngjyra që të vallëzojnë përreth saj dhe të argëtohen gjatë gjithë muajit.

Historia në formatin PDF

Ilustrimet nga Dave Klüg