“Veprimtaritë e së Dielës”, Miku, korrik 2024, f. 17.
Gjëra Argëtuese
Veprimtaritë e së Dielës
Hidh një send të vogël, për shembull një fasule ose një monedhë, në faqe. Më pas kryej veprimtarinë ku bie sendi. Kur ta mbarosh, bëje përsëri! Vazhdo derisa të kesh bërë katër veprimtari që janë në të njëjtën radhë ose kolonë.
-
Lexo një histori nga revista Miku.
-
Dil për një shëtitje në natyrë me familjen tënde.
-
Shiko figura të tempujve.
-
Luaj një lojë me familjen tënde.
-
Mëso një këngë të re të Fillores.
-
Shkruaji një letër një misionari ose misionareje.
-
Rendit 10 gjëra për të cilat je mirënjohës/e.
-
Bëj një vizatim të familjes sate.
-
Pyete njërin nga prindërit për një histori të familjes.
-
Merr në telefon një pjesëtar të familjes që jeton larg.
-
Lexoji shkrimet e shenjta jashtë në natyrë.
-
Shkruaji dikujt një pusullë falënderimi.
-
Ndërto një tempull me blloqe ose shkopinj.
-
Aktro një histori nga shkrimet e shenjta.
-
Vizito dikë që është i vetmuar ose që ka nevojë për ndihmë.
-
Bëj një ëmbëlsirë dhe çojua fqinjëve të tu.
-
Shiko një material filmik nga shkrimet e shenjta te ChurchofJesusChrist.org.
-
Këndo një këngë të Fillores ose një himn.
-
Bëj diçka të këndshme për një pjesëtar të familjes.
-
Bëj një faqe veprimtarie në revistën Miku.
-
Shkruaj dëshminë tënde.
-
Ndihmoje familjen tënde për të bërë një vakt ushqimor ose një ushqim të lehtë.
-
Ngjyros një figurë ose shkruaj një pusullë për mësuesen e Fillores.
-
Mëso përmendësh një Nen të Besimit.
-
Bëj një kolazh figurash nga revista Miku.