“Çfarë Janë Përkushtimet e Tempujve?”, Miku, korrik 2024, f. 22.
Kartat e Tempujve
Çfarë Janë Përkushtimet e Tempujve?
Ilustrimet nga Rachel Erickson
Kur mbarohet një tempull i ri, një profet ose apostull thotë një lutje të rëndësishme për ta përkushtuar, ose bekuar, tempullin. Kjo lutje e veçon tempullin që të jetë një vend i shenjtë ku mund të bëjmë punën e Perëndisë. Profetët kanë premtuar se qindra tempuj do t’i përkushtohen Zotit.
Tempulli i Managuas, Nikaragua
-
Ky do të jetë tempulli i parë në Nikaragua.
-
Në vitin 2012, Plaku Rasëll M. Nelson vizitoi Nikaraguan dhe i nxiti njerëzit që të përgatiteshin për një tempull. Ai tha: “Ju premtoj se kur të jeni gati, Zoti do të bëjë pjesën e Tij me qëllim që ju të keni një tempull” (shih te Liahona, qershor 2012, f. 77).
Tempulli i Singaporit
-
Ky do të jetë tempulli i parë në Republikën e Singaporit.
-
Në vitin 2000, profeti i ftoi anëtarët e Kishës në Singapor që të bëheshin gati për një tempull.
-
Derisa të mbarohet, anëtarët duhet të udhëtojnë për në Filipine që të frekuentojnë tempullin.